Oxa Group

Praktikantë në departamentin e Financave

	 	 

OXA Group shpall konkurs për Praktikantë në departamentin e Financave.

Lokacioni: Ferizaj

Periudha: 3 muaj (me pagesë)

Orari: 09:00-16:00

Përshkrimi

OXA Group kërkon student/e të fushës së Ekonomisë, të interesuar për të kryer punë praktike në fushën e lartpërmendur.

Përmes kësaj pune praktike kandidatët do të mund të pasurojnë njohuritë e tyre teorike me ato praktike.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Ndihmon mentorin e tij/saj në të gjitha punët që kërkohen;
  • Përcjell kryerjen e punëve nga mentori/ja për të përvetësuar sa më shumë nga përvoja e tij/saj;
  • Mëson përdorimin e software-ve të kompanisë, si Microsoft Dynamics AX;
  • Ndihmon rreth punëve administrative;
  • Si dhe punë të tjera të caktuara nga mentori/ja të ndërlidhura ma natyrën e punës.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:                      

  • Të jenë student apo të diplomuar të fakultetit ekonomik apo fushave tjera relevante;
  • Të jenë të moshës 18-25 vjet;
  • Të kenë njohuri shumë të mira në MS Office (Word, Excel dhe Outlook);
  • Të kenë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
  • Të jenë dinamik, fleksibil, kreativ, dhe të gatshëm për punë në ekip.

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV tuaj në postën elektronike hr@oxa-group.com  duke cekur pozitën në subjekt.

Aplikimi mbetet i hapur deri me datë 20/08/2020.

Shikime 2002
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Intern
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC