Termokos

Vende të lira pune

	 	 

K O N K U R S

Titulli i pozitës: Referentë për shërbim ndaj konsumatorëve - një (1) vend pune

Detyrat dhe përgjegjësitë:
⦁ Pranon palët-konsumatorët dhe i informon ata;
⦁ Pranon ankesat dhe kërkesat e konsumatorëve siç janë; kualiteti i dobët i shërbimit, faturave te pa sakta, llogaritja e gabuar e borxhit të vjetër, zbatimi i gabuar i procedurës për falje të borxheve, kërkesat për lidhje të reja regjistrim të njehsorëve dhe ndërrimin e grupit tarifor, ndërrimet e emrave te pronareve;
⦁ Ankesat e pranuara nga konsumatori i regjistron në libër me datën që i pranon dhe ia dorëzon përgjegjësit;
⦁ Lidhë kontrata për shërbime dhe i regjistron në program softuerik;
⦁ Në program i regjistron vendimet për falje të borxhit dhe i mban evidencat për rastet sociale;

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale
⦁ Fakulteti ekonomik.
⦁ Tri (3) vite përvojë pune.
⦁ Njohja e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Office).
⦁ Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ekipe, të jetë fleksibil në ndryshime dhe orar ,si dhe ti përballojë punën nën presion.

Titulli i pozitës: Referent në Departamentin e Distribuimit - një (1) vend pune
Detyrat dhe përgjegjësitë:
⦁ Është përgjegjës t’i pranojë dhe ti evidentojë të gjitha reklamimet me shkrim nga konsumatorët;
⦁ Është përgjegjës për njoftimin me kohë të udhëheqësit të njësisë për reklamimet e konsumatorëve;
⦁ Bën evidentimin e të gjitha intervenimeve ditore, materialit të shpenzuar dhe pajisjeve të instaluara dhe bazuar në këto evidenca jep informacione për nevojat e rajonit për material dhe pjesë rezervë;
⦁ Bën përmbledhjen e të dhënave për parametra të nënstacioneve;
⦁ Përgatitë kërkesa për material dhe mbanë evidencë për shpenzimin e tij;
⦁ Duhet që për rajonin e tij ë bëjë raportin ditor në fund të orarit të punës, ku do të përfshijë të gjitha aktivitet ditore të rajonit;
⦁ Duhet të ketë bashkëpunim direkt me punëtorët e terrenit;
⦁ Duhet të ketë sjellje korrekte me banues të cilët lajmërojnë për problemet e tyre për ngrohje dhe të marrë shënime të sakta për ato probleme;
⦁ Është i obliguar të mbajë evidencë për materialet dhe pajisjet e shpenzuara dhe instaluara në terrenin, të cilin e mbulon njësia e tij;
⦁ Mbi punën e kryer raporton në baza ditore, javore dhe mujore;
⦁ Kryen edhe punët tjera, të cilat delegohen nga menaxhmenti.

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale
⦁ Shkollim i mesëm ose i lartë.
⦁ Tri (3) vite përvojë pune.
⦁ Njohja e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Office) e dëshirueshme.
⦁ Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ekipe, të jetë fleksibil në ndryshime dhe orar, si dhe ti përballojë punën nën presion.

Titulli i pozitës: Kontrollor për verifikimin e lidhjeve te reja - një (1) vend pune
Detyrat dhe përgjegjësitë:
⦁ Bënë kontrollimin e të gjitha kyçjeve ekzistuese në teren;
⦁ Verifikon kyçjet e reja;
⦁ Përpilimin e procesverbalit të verifikimit në teren të kyçjeve të reja;
⦁ Identifikon konsumatorët të cilët shfrytëzojnë energjinë ngrohëse në mënyrë të paautorizuar;
⦁ Verifikon ndryshimet e llojit të destinacionit të sipërfaqes ngrohëse;
⦁ Verifikon të dhënat personale të konsumatorëve;
⦁ Përgatitë listën e përgjithshme të konsumatorëve të verifikuar;
⦁ Bënë verifikimin e sipërfaqes ngrohëse te konsumatorët;
⦁ Bënë përgatitjen e lëndëve për shërbimet në vijim për ekzekutim të lëndës;
⦁ Mbi punën e kryer raporton në baza ditore dhe javore;
⦁ Kryen dhe punët tjera të cilat delegohen nga Menaxhmenti.

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale
⦁ Shkollim i mesëm ose i lartë.
⦁ Tri (3) vite përvojë pune.
⦁ Njohja e mirë e punës me kompjuter (Microsoft Office) e dëshirueshme.
⦁ Të ketë aftësi komunikuese dhe të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ekipe, të jetë fleksibil në ndryshime dhe orar, si dhe ti përballojë punën nën presion.

Informatë për procedurën e konkurimit
Aplikantët e interesuar për këto vende pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:
⦁ Aplikacionin e plotësuar.
⦁ CV e aplikantit.
⦁ Dëshminë e kualifikimit shkollor.
⦁ Dëshminë mbi përvojën e punës, referencat si dhe certifikata tjera profesionale.
⦁ Certifikatën nga Gjykata që nuk jeni nën hetime (Valide).
⦁ Dokumentin e identifikimit - letërnjoftimi i fotokopjuar.
⦁ Letër Motivuese për pozitën të cilën aplikoni.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqet zyrtare të NP “Termokos’’Sh.A, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 07.08.2020 deri me datë 21.08.2020 si datë e mbylljes së konkursit. Aplikantët e interesuar kërkesën për aplikim me dokumentacion të rregullt, duhet ta paraqesin në arkivin e NP ”Termokos’’Sh.A., Rr. 28 Nëntori nr. 181, në Prishtinë, çdo ditë pune prej orës 8:30 – 15:30. Aplikacioni mund të shkarkohet nga webfaqja e “Termokos”-it www.termokos.org apo mund të merret në zyrat e ndërmarrjes. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Informatat shtesë mund të sigurohen përmes numrit të telefonit: 038/ 541-780.

Shikime 6186
Kategoria Mikpritje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC