Devolli Logistic System

Shofer (Vozitës) / Kategoria C

	 	 

“Devolli Logistic System” me seli në Prishtinë, Zona Industriale, shpallë:

K O N K U R S

Pozita: Shofer (Vozitës) / Kategoria C

Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Fletëngarkesa e mallit;
  • Liferimi i mallit në pikat e paracaktuara;
  • Vozitja e mjetit motorrik të ndërmarrjes si dhe përgjegjësia për mjetin motorrik kur e drejton atë;
  • Përgjegjës për mallin e ngarkuar në mjetin motorrik të cilin e drejton;
  • Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht;
  • Në bazë të porosisë të dërgojë sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
  • Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar, dhe mallin e dorëzuar te klienti;
  • Bën dorëzimin e të hollave në baza ditore së bashku me faturën për mallin e shitur;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Së paku shkolla e mesme
  • Përvojë pune së paku 1 vit
  • Aftësi komunikuese
  • Efikasitet në punë ekipore
  • Patent shoferi kategoria C (e obligueshme )

Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin e punësimit, të dërgojnë CV, si dhe të cekin pozitën për të cilën aplikojnë, në e-mail adresën elektronike: info@dls-ks.com

Aplikacionet pranohen deri më datën 25.08.2020. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. 

Aplikacionet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë do të refuzohen.

Shikime 3887
Kategoria Transport
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC