Ventius International

Menaxher i Deposë

	 	 

“VENTIUS INTERNATIONAL L.L.C” sipas nevojave dhe kërkesës së Fabrikës së shpuzës dhe dyshekëve në Gjakovë është  është në kërkim të një Menaxheri efektiv të Deposë për të drejtuar operacionet e pranimit, deponimit dhe shpërndarjes së produktit.

Kandidati i përzgjedhur do të mbikëqyr pranimin efikas të mallit, ruajtjen, ngritjen e cilësisë së shërbimit dhe punës,  dhe dërgimin/distribuimin e një larmie të gjerë produktesh.

Mbi të gjitha , ju duhet të jeni në gjendje të siguroni se objektivat e produktivitetit janë arritur dhe se të gjitha proceset e deposë janë duke shkuar mirë dhe shpejt.

Përgjegjësitë kryesore të pozitës janë:

  • Menaxhon në mënyrë strategjike depon në përputhje me politikat dhe vizionin e kompanisë
  • Mbikëqyr operacionet e pranimit, deponimit, shpërndarjes dhe mirëmbajtjes
  • Rregullon hapësirën e punës dhe siguron përdorimin efikas të saj
  • Inicion, koordinon dhe zbaton politikat dhe procedurat optimale operative
  • Respekton të gjitha kërkesat e legjislacionit për deponimin, trajtimin dhe transportin e produkteve
  • Ruajtja e standardeve të higjienës, sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës
  • Menaxhon kontrollin e stokut dhe bënë barazimin me sistemin e ruajtjes së të dhënave (WMS – Warehouse Management System)
  • Përgatit buxhetin vjetor për njësinë e tij
  • Planifikon rotacionet e punës dhe cakton detyra siç duhet dhe vlerëson rezultatet
  • Rekruton, zgjedh, orienton, trajnon, dhe motivon punonjësit
  • Harton rregullisht raporte dhe statistika (raporti i statusit IN / OUT, raporti i stoqeve të humbura etj.)
  • Pranon vlerësime nga Mbikëqyrësi dhe monitoron cilësinë e shërbimeve të ofruara

Kërkesat minimale

  • Se paku 5 vite përvojë pune si Menaxher i Deposë
  • Ekspertizë në procedurat e administrimit të depove dhe praktikave të mira lidhur me të
  • Aftësi të dëshmuar për të zbatuar nisma për përmirësimin e procesit
  • Njohuri të forta lidhur me Indikatorët Kyç të Performancës (KPI) në lëminë e deposë
  • Përvojë në përdorimin e sistemeve kompjuterike te menaxhimit te deposë dhe databazave.
  • Shkathtësi dhe aftësi drejtuese për të menaxhuar stafin
  • Aftësi të forta për vendimmarrje dhe zgjidhje të problemeve
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Njohja e Gjuhës Angleze është e domosdoshme
  • Diplomë universitare në logjistikë, menaxhim të zinxhirit të furnizimit ose administrim biznesi

Ne ofrojmë:

  • Kontratë pune me periudhë të pacaktuar, pas perfundimit të suksesesshëm të periudhës së provës.
  • Shpenzimet e udhëtimit
  • Sigurim shëndetësor
  • Trajnime të vazhdueshme

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike hr@ventiuskosovo.com duke dërguar CV-në, kopjen e diplomës, një foto dhe dokumentacionin tjetër posedues (letër rekomanduese, certifikata etj.). Aplikimet e pakompletuara nuk do të merren parasysh! Të gjitha dokumentet tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga ana jonë.

Konkursi është i hapur deri më 07/09/2020.

Shikime 3614
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjakovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC