Komuna e Gjakovës

Anëtar/e të Bordit të Drejtorëve

	 	 

KOMISIONI KOMUAL I AKSIONARËVE I KOMPANISË REGJIONALE TË MBETURINAVE “ÇABRATI” SH.A.

Nr.01-111/01-16158

Dt. 28.07.2020

Komisioni Komunal i Aksionarëve i Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Çabrati” Sh.A, në bazë të nenit 16, 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr.03/L-087, shpall këtë:

KONKURS

Për zgjedhjen e një (1) anëtari/e të Bordit të Drejtorëve për Ndërmarrjen Publike Lokale KRM “Çabrati” Sh.A.

Mandati i anëtarit të bordit është në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike Nr.03/L-087.

KUALIFIKIMET DHE PËRGADITJA PROFESIONALE

  • Të jetë person që ka integritet, të mos ketë çfarëdo shkelje fiduciare ndaj personave tjerë fizik dhe juridik;
  • Të ketë përgatitje superiore;
  • Të ketë se paku pesë (5) vjet përvojë punë në nivel të lartë të menaxhimit – në fushën e administrimit të biznesit, të financave kooperative, të menaxhimit të thesarit, të bankave, konsulent në biznes ose industri, ose nga fushat e tjera të shkencave, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër, i cili ndërlidhet ngushtë më veprimtaritë afarist të NP-së.

KUSHTET

Kandidatët kanë të drejt të zgjedhën në bordet e NPL-së nëse:

  • Nuk kanë qenë të dënuar dhe nuk janë nën hetime nga ndonjë gjykatë kompetente;
  • Nuk kanë shkelur Kodin e Etikes apo standardet e sjelljes profesionale, përveç nëse një dënim i tillë është ndryshuar nga gjykata ose nga ndonjë organ tjetër i ankesave;
  • Nuk ka bërë përgënjeshtrimin e materialit nën çfarëdo dëshmie nën betim, nuk ka qenë në poste menaxheriale në ndonjë kompani që ka falimentuar në 10 vitet e fundit.

Kandidatët nuk mund të zgjidhen në bordet e NPL-së nëse:

  • Aktualisht është zyrtar, menaxher i ndërmarrjes përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj, ose ka shërbyer si menaxher i ndërmarrjes publike përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj 5 vitet e fundit;
  • Aktualisht ka, ose gjatë tri viteve të kaluara ka pasur çfarëdo marrëdhënie materialo- afariste (përveç si konsumator individual i shërbimit të Ndërmarrjes Publike) me Ndërmarrjen Publike përkatëse, ose cilëndo nga filialet, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë;
  • Është aksionar, drejtor, zyrtar ose punonjës i lartë në ndonjë shoqëri tregtare ose person tjetër juridik i cili ka marrëdhënie materiale afariste me NP përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj;
  • Pranon ose ka pranuar brenda tri viteve të kaluara, kompensim shtesë nga NP përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj (përveç honorarit të drejtorit ose kompensimin stimulues të përcaktuar në nenin 20.1 Ligjit të Ndërmarrjet Publike, ose anëtar në skemën pensionale të NP përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj;
  • Përfaqëson një aksionar i cili posedon dhjetë përqind (10%) të aksoneve votuese në NP përkatëse;
  • Ka shërbyer në bordin e drejtorëve të NP përkatëse më shumë së nëntë (9) vite nga zgjedhja e parë të tij/saj;
  • Është i afërt i shkallës së tretë (siç është konstatuar në përputhje me përkufizimin e ‘Interesit Financiar’ në nenin 2 të këtij ligji) i cilitdo person që i takon cilësdo nga kategoritë e më sipër;
  • Është zyrtar, drejtor ose aksionar ose ka interes Financiar, në shoqëri tregtare të pa-listuar dhe që konkurron në ndërmarrjen, ose menaxher i lartë, zyrtar, drejtor ose aksionar ( i cili posedon më shumë se 2% të të drejtave të votimit) ose ka interes të konsiderueshëm Financiar në cilëndo nga shoqëritë tregtare të listuar që konkurrojnë në Ndërmarrje;
  • Është ose në çfarëdo kohë gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik, bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike;
  • Ka çfarëdo konflikti të interesit që për nga natyra, do të shkaktohet që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyre rutinore, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t’i përmbush detyrat e tij fiduciare ndaj Aksionarëve në NP.

DOKOMENTET E KËRKUARA

  • CV-në;
  • Letër motivuese;
  • Deklaratë nën betim (formular që plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit);
  • Dëshmitë e kualifikimit profesional;
  • Dëshmitë mbi përvojën e punës;
  • Certifikatën që nuk është nën hetime;
  • Kopjen e dokumentit identifikues.

Aplikuesi duhet të përgatitë deklaratën nën betim, në të cilën deklaron që ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësinë dhe përgatitjen profesionale.

Çdo informatë e pavërtetë materiale, qoftë e qëllimshme, qoftë nga neglizhenca, do të rezultojë më diskualifikim të menjëhershëm.

Formularët e aplikimit mund të sigurohen në Zyrën e Informacionit në objektin qendror të Komunës së Gjakovës, në web-faqen zyrtare të Komunës https://kk.rks-gov.net/gjakove, në Ndërmarrjen Publike Lokale KRM “Çabrati” Sh.A. SH. A. dhe në faqen zyrtare të kësaj Ndërmarrje.

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur në zyrën e Sekretarit në Ndërmarrjen Publike Lokale KRM “Çabrati” Sh.A.

Vëmendje: Të gjitha dokumentacionet e dorëzuara në zarf të hapur nuk do të merren në shqyrtim dhe do të konsiderohen të pavlefshme.

Vërejtje:

Dokumentacioni dorëzohet në kopje, origjinali duhet të prezantohet gjatë intervistimit. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret sipas këtij konkursi do të kualifikohen për fazat e mëtutjeshme

Afati i aplikimit është i hapur 15 ditë kalendarike pas publikimit të shpalljes publike duke filluar nga data: 28.07.2020 deri më 11.08.2020, në ora 16:00.

Shikime 2681
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjakovë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC