SOS Fshatrat e Fëmijëve

Ftesë për Ofertë - Mjete parandaluese higjienike

	 	 

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është i interesuar për furnizim me mjete parandaluese higjienike për zyre në

projektin regjional “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP”, projekt ky I cili do të zbatohet në Maqedoninë veriore, Shqipëri, Bosne dhe Hercegovinë, Serbi dhe në Kosovë nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimor - BMZ dhe Fondit Hermann Gmeiner Gjermani – HGFD dhe ka për qëllim përmirësimin e mundësive për punësim dhe pjesëmarrje active të 1600 të rinjëve në rrezik në tregun e punës. Kohezgjatja e projektit Shtator 2019 – Dhjetor 2022.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

Mjete parandaluese higjienike:

  • 750 Maska (tri shtresore) me mundësi ripërdorimi;
  • 60 kuti (50 palë për kuti) doreza higjienike (gome);
  • 60 litra dezinfektues të Sipërfaqeve (tavolinat, karriget dhe gjësendet tjera) dhe ambientit të punës (Calcium Hypochlorite 70%);
  • 60 litra dezinfektues për duar (Calcium Hypochlorite 70%);
  • 4 Mbajtës/dispenser për gell dezinfektues (antibakterial)
  • 12 mbushje gelli (60-80%alkohol) për mbajtësin/ dispenserin;

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Çmimet duhen të kuotohen në euro pa tvsh
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo me logo zyrtare
  • Në ofertë të specifikohen cmimet ndarazi sipas artikullit për njësi
  • Afati i dorëzimit të mjeteve
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë (10 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Kriteret e përzgjedhjes së ofertës janë si vijon:

  1. Plotësimi i specifikacionit të kërkuar
  2. Afati me i shkurtër i dorëzimit të pajisjeve
  3. Pas plotësimit të kritereve te lartpermendura , çmimi më i volitshëm

Ofertuesit e interesuar mund t’i dërgojnë dokumentet dhe ofertën e bashkangjitur ne email adresën: procurement1@soskosova.org deri me datën: 05.08.2020 Ofertat e dërguara me vonesë nuk do te shqyrtohen.

Shikime 499
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC