Komuna e Pejës

Vende të lira të punës (16)

	 	 

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 4 dhe 5,Ligjit për Arsimin Parauniversitar neni 35, Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Udhëzimi nr 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional dhe Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik , Drejtoria e Arsimit në Pejë shpallë:

KONKURS

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Tabela 1

Tabela 2

Z ë v e n d ë s i m

Tabela 3

I.Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit (merret në Drejtorinë e Arsimit)
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë)
  • Çertifikata e lindjes
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit, nuk do të merret parasysh.
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime.
  • Dëshmi të përvojës së punës në institucione arsimore (nëse ka).
  1. Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr 04/L-032 dhe , Ligji Nr. 03/L-068) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT-it (UA Nr 10/2018) si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

  • Kriteret e kualifikimit për pozitën nr. 1 janë : -Programi/Dega e Historisë

-Niveli Master Arsimor/Fakulteti i Edukimit 300 ECTS

- Sistemi katërvjeçar

-Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS)

  • Kriteret e kualifikimit për pozitën numër 2 janë :
  • Akademia e Arteve/ Skulpturë
  • Niveli Master 300 ECT
  • Sistemi katërvjeçar
  • -Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS)

Kriteret e kualifikimit për pozitën numër 3 janë: - i Tekstilit

-   Inxh.i dipl. i Tekstilit

  • Kriteret e kualifikimit për pozitën numër 4 janë: - Bachelor në fushën e tekstilit

-   Instruktor profesional me kualifikim :

  1. Post-sekondar
  2. Arsim të mesëm të lartë
  3. Teknik

Me së paku 5 vite përvojë pune në profesion në ndërmarrje, biznese,dhe institucione tjera

( për të gjitha kualifikimet e pozitës nr.4 )

  • Kriteret e kualifikimit për pozitat numër 5,6,7 janë :

-Fakulteti I Edukimit /programi fillor 240 ECTS

  • Kriteret e kualifikimit për pozitën numër 8 është :

-Fakulteti i Edukimit /programi parashkollor 240 ECTS

-Shkolla e Lartë Pedagogjike-drejtimi për edukatore

-Fakulteti Filozofik-dega e pedagogjisë së përgjithshme

-Fakulteti i Shkencave Sociale- programi : përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve

  • Kriteret e kualifikimit për pozitën numër 9 është :

-Niveli master arsimor -Fakulteti i Edukimit (300 ECTS)

- Sistemi katërvjeçar

-Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS)

  • Kriteret e kualifikimit për pozitat numër 10,11,12 dhe 13 janë : -Niveli master arsimor -Fakulteti i Edukimit (300 ECTS)
  • Sistemi katërvjeçar

-Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS)

  • Kriteret e kualifikimit për pozitat numër 14 dhe 15 janë :

I.Përgatitja e mesme shkollore.

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Shtëpiakut/Mjeshtrit
  • Bënë mirëmbajtjen teknikisht të objektit, kujdesin për funksionimin e sistemit të ngrohjes, ndezjen e kaldajës etj.
  • Mirëmbajnë inventarin brenda hapësirave shkollore (bankave, karrikave, tabelave, tavolinave, dollapëve etj.
  • Bënë rregullimin dhe ndërrimin e xhamave, poçeve elektrike, instalimin elektrik etj.
  • Mbanë ditarin e punëve të kryera gjatë ditës
  • Furnizon shkollën me material shpenzues, për nevojat e shkollës.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e gjelbërimit të ambientit të brendshëm dhe jashtëm.
  • Kryen punë të tjera me interes për shkollën sipas kërkesës së drejtorisë së shkollës

Vërejtje : Për pozitat 14 dhe 15 zbatohet puna provuese prej 6 muaj komfor nenit 15 të Ligjit të Punës

  • Kriteret e kualifikimit për pozitën nr. 16 janë :

-Msc. I tekstilit

- Inxh.i dipl.i tekstilit

-Akademia e Arteve -grafikë

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe testit me gojë sipas nenit 10 dhe 11 të Udhëzimit Administrativ nr. Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale.

Afati dhe mënyra e aplikimit;

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më 22.07.2020 deri me 05.08.2020

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit,në Drejtorinë e Arsimit –Komuna Pejë.

Nëse aplikohet për dy pozita (vendi I lire dhe zëvendësim ) kandidatët duhet të dorëzojnë dy aplikacione të veçanta.

Shikime 3505
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC