PSIKOLOG

KONTRATË PËR PERIUDHË TË CAKTUAR (Gusht 2020 – Qershor 2021)

1 pozitë: lokacioni Magure - Lipjan

QËLLIMI I VENDIT TË PUNËS: bënë vlerësimin psikologjik të aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare dhe trajtimin e përjetimeve dhe traumave që kanë pësuar në vendin e origjinës, prejardhjes apo gjatë rrugëtimit për në Kosovë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Realizon vlerësimin psikologjik të aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare pas akomodimit të tyre në Qendrën për Azil. Në rastet e aplikuesve fëmijë, merre informacion të plotë për të gjitha periudhat kryesore të zhvillimit të fëmijës, duke përfshirë, fëmijërinë, shëndetin, sjelljen, historinë familjare, marrëdhënien me të tjerët si dhe zhvillimin psikologjik;
  • Vlerësimi i statusit zhvillimor, psikologjik, emotiv dhe të sjelljes së fëmijëve, të rinjëve dhe të rriturve bazuar në matjet pskologjike të standardizuara, teknikat projektuese dhe vendimet tjera profesionale
  • Ndihmon aplikuesit për mbrojtje ndërkombëtare me nivele të larta stresi të menaxhojnë stresin në mënyrë efektive, përmes programeve të ndryshme në mënyrë që mos të influencojnë shëndetin e tyre;
  • Punë këshillëdhënëse me familjet dhe fëmijët në fushën e mirëqenies sociale dhe kujdesit për fëmijë;
  • Hartimi i planeve individuale të zhvillimit dhe punë me fëmijët dhe familjet bazuar në ato plane;
  • Mban konsultime të natyrës psikologjike me aplikuesit dhe prindërit, përcjell çrregullimet e stresit traumatik, nxitë nevojën për shërbime të ndryshme duke filluar nga trajnimet deri të trajtimet dhe konsultat psikologjike
  • Organizimi dhe lehtësimi i aktiviteteve rekreative dhe edukative për fëmijë, të rinjë dhe familje
  • Ofron informacion dhe mbështetje aplikuesve për të kuptuar dhe përballuar më mirë depresionin, ankthin, stresin post-traumatik dhe çrregullime të tjera
  • Raporton tek Udhëheqësi i Qendrës për Azil- Niveli Drejtues
  • Detyra tjera sipas kërkesave të udhëheqësit.

KRITERET

  • Diplomë Master në fushën e psikologjisë;
  • Së paku 3 vjet përvojë pune në fushën relevante;
  • Të ketë licencë për ushtrim të profesionit (e preferueshme);
  • Aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal dhe kompetencë sociale;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhë kënaqësi për të punuar me fëmijë dhe familje;
  • Shkathtësi në kryerjen e detyrave në mënyrë profesionale dhe cilësore;
  • Aftësi komunikimi në aspektin profesional në gjuhën angleze në të folur dhe në të shkruar;
  • Aftësi komunikimi në gjuhën arabe do të konsiderohet përparësi;
  • Fleksibilitet, gadishmëri për punë ekipore dhe përkushtim;
  • Gadishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në aspekt profesional dhe personal;
  • Posedim i lejes së ngasjes së automjeteve;

Ne ofrojmë

  • Një punë interesante
  • Një ambient të këndshëm pune
  • Udhëzim dhe mundësi për zhvillim profesional dhe personal

Orari i punës

  • 40 orë në javë.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Aplikacioni (shkarkohet në webfaqen tone);
  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Kopje të Diplomave, Çertifikatave, Referencave;
  • Vërtetimin që nuk jeni nën hetime (vetëm për kandidatët që ftohen në intervistën finale).

Afati I fundit për dorëzim: 03.08.2020 në ora 24:00, përmes email HR.Recruitment@soskosova.org

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: Email info@soskosova.org dhe Tel/ Fax: 038 749 887

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë e zhvillimit social joqeveritare dhe joprofitabile, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga 1999, e përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët nevojtarë dhe përgaditjen e tyre për një jetë të pavarur.

Shikime 1007
Kategoria Shëndetësi
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Lipjan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC