Zyra e Kryeministrit

Anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Trepça

	 	 

Zyra e Kryeministrit - Kancelarija  Premijera - Office Of The Prime Minister

Sekretari i Përgjithshëm - Generalni  Sekretar - Secretary General

Në mbështetje të nenit 9 të Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën (GZ/ Nr. 36 / 31 tetor 2016), të nenit 15.6 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike,  (G Z / Nr. 31/15  qershor ), si dhe nenit 8 paragrafi 1 i  Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, G Z/Nr. 13/30 maj, 2012, si dhe duke u bazuar në nenin 5 të Rregullave mbi Identifikimin e Kandidatëve për Drejtor të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike dhe Metodologjinë  e Vlerësimit, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit shpall:

KONKURS

Për Anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E BORDIT MBIKËQYRËS

Bordi Mbikëqyrës, përveç kompetencave dhe autorizimeve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike në Republikën e Kosovës, ndër të tjera ushtron detyra dhe përgjegjësi sipas nenit 9 të Ligjit Nr. 05/L-120  për Trepçën si:

  • Harton dhe propozon draft-statutin për aprovim  në Qeveri dhe miratim nga Kuvendi;
  • Zgjedh anëtarët e Bordit Menaxhues të Trepça Sh.A.;
  • Aprovon planet financiare dhe zhvillimore të njësive biznesore në kuadër të Trepça Sh.A.;
  • Aprovon kontratat strategjike lidhur me partneritetin;
  • Themelon komitete/komisione të përhershme ose të përkohshme.

Në punën e vet Bordi Mbikëqyrës udhëhiqet nga parimet e qeverisjes korporative të transparencës, llogaridhënies, efikasitetit dhe efektivitetit, kompetencës profesionale dhe pavarësisë.

Mandati i Bordit Mbikëqyrës zgjatë 4 vite.

KUALIFIKIMI DHE PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE

Një kandidat për t’u zgjedhur anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A. duhet të ketë kualifikime dhe përvojë pune sipas nenit 9  të Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën, si vijon:

  • Të ketë së paku dhjetë (10) vite përvojë pune, prej të cilave pesë (5) vite në pozita menaxhuese dhe të ketë diplomë universitare nga fushat e poshtëshënuara:
    • ekonomisë;
    • gjeoshkencave;
    • drejtësisë;
    • teknike dhe teknologjike dhe njohuri adekuate në kontabilitet.

KUSHTET

Një person ka të drejtë të shërbejë si anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A nëse:

  • Nuk ka qenë i dënuar dhe nuk është nën hetime nga një gjykatë kompetente;
  • Nuk ka shkelur kodin etik apo standardet e sjelljes profesionale, përveç nëse një dënim i tillë është ndryshuar nga një gjykatë ose organ tjetër në bazë të ankesës;
  • Nuk ka keq-përvetësuar apo ka keqpërdorur paratë apo burimet publike;
  • Nuk ka keqpërdorur apo keq-përvetësuar informatat (të dhënat) e fituara gjatë shërbimit si zyrtar publik apo shërbyes civil;
  • Nuk ka keqpërdorur postin publik ose postin në shërbimin civil për përfitime personale ose për përfitime apo përparësi të një të afërmi ose të njohuri;
  • Nuk ka bërë përgënjeshtrime materiale nën çfarëdo dëshmie nën betim, apo betimi tjetër, ose dokumenti të vulosur apo noterizuar;
  • Nuk është shpallur i falimentuar gjatë dhjetë (10) viteve të kaluara; apo
  • Nuk punon në ndonjë institucion ku bëhen politikat zhvillimore për Ndërmarrjet Publike përkatëse ku kandidati aplikon.

Kandidati nuk mund të zgjidhet anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A., nëse:

  • Aktualisht është zyrtar (në kuptim të nenit 17 të Ligjit për Ndërmarrje Publike), menaxher i Ndërmarrjes Publike përkatëse, ose cilësdo nga filialet e saj, përjashtimisht nenit 4 paragrafi 2 dhe nenit 17 të Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën;
  • Ka shërbyer si zyrtar ose menaxher i Ndërmarrjes Publike përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj brenda pesë (5) vjetëve të kaluara, përjashtimisht nenit 4 paragrafi 2 dhe nenit 17  të Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën;
  • Aktualisht ka, ose gjatë tre viteve të kaluara ka pasur, çfarëdo marrëdhënie materiale afariste (përveç si konsumator individual i shërbimeve të Ndërmarrjeve Publike) me Ndërmarrjen Publike përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë;
  • Aktualisht është punonjës i nivelit të lartë i NP-së përkatëse, ose ka shërbyer si punonjës i nivelit të lartë në NP-në përkatëse brenda tri (3) viteve të kaluara, përjashtimisht nenin 4 paragrafi 2 dhe neni 17 të Ligjit për Trepçën Nr. 05/L-120;
  • Është aksionar, drejtor ose zyrtar në një shoqëri tregtare ose person tjetër juridik, i cili ka marrëdhënie materiale afariste me Ndërmarrjen Publike përkatëse ose cilëndo nga filialet e saj;
  • Pranon, ose ka pranuar brenda tre (3) vjetëve të kaluara, kompensim shtesë nga Ndërmarrja Publike përkatëse ose cilado nga filialet e saj (përveç honorarit të Drejtorit ose kompensimit stimulues të përcaktuar në nenin 20.1 të Ligjit për Ndërmarrje Publike), ose është anëtar në skemën pensionale të Ndërmarrjes Publike përkatëse ose cilësdo nga filialet e saj, përjashtimisht nenin 4 paragrafi 2 dhe neni 17 të Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën;
  • Përfaqëson një aksionar i cili posedon mbi dhjetë për qind (10%) të aksioneve votuese në Ndërmarrjen Publike përkatëse;
  • Ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike përkatëse më shumë se nëntë (9) vjet nga data e zgjedhjes së parë të tij/saj, në kuptim të nenit 17 pika 2 paragrafi h të Ligjit për Ndërmarrje Publike), përjashtimisht nenin 4 paragrafi 2 dhe neni 17  të Ligjit Nr. 05/L-120 për Trepçën;
  • Është i afërm i shkallës së tretë (siç është konstatuar në përputhje me përkufizimin e “Interesit Financiar” në nenin 2 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike) i cilitdo person që i takon cilësdo nga kategoritë e sipërpërmendura.
  • Është zyrtar, drejtor ose aksionar, ose ka një interes financiar në një shoqëri tregtare që konkurron me Ndërmarrjen, ose është menaxher i lartë, zyrtar, drejtor ose aksionar (i cili posedon më shumë se dy për qind (2%) të drejtave të votimit), ose ka një interes të konsiderueshëm financiar në cilëndo nga shoqëritë tregtare që konkurrojnë me Ndërmarrjen;
  • Është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 mujore para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike;
  • Është anëtar i forumeve të partive politike dhe mos të ketë konflikt interesi sipas dispozitave të Ligjit mbi Parandalimin e Konfliktit të Interesit;
  • Ka çfarëdo konflikti të interesave që për nga natyra, do të shkaktonte që ky person të mos jetë në gjendje që në mënyrë rutinore, me besnikëri, në mënyrë të pavarur dhe objektive t’i përmbushë detyrat e tij financiare ndaj Aksionarëve si dhe vepron në kundërshtim me dispozitat tjera sipas legjislacionit në fuqi për ndërmarrjet publike.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kandidatët për anëtar të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A. duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV-në;
  • Letër motivimin;
  • Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit);

Listën kontrolluese te kompletuar dhe nënshkruar qe tregon cilat kritere baze si dhe te dëshirueshme kandidati/ja i plotëson , si dhe detale per cilëndo pozite te larta te cilën ka udhëhequr. Lista kontrolluese mund te shkarkohet ne linkun me poshtë:

http://kryeministri-ks.net

  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës); si dhe pasqyra nga fondi pensional - TRUSTI
  • Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime;
  • Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).

Aplikuesi duhet të plotësoj personalisht deklaratën nën betim, me rastin e aplikimit, në të cilën deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të përshtatshmërisë profesionale. Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e menjëhershëm.

Aplikacionet  të pakompletuara nuk do te merren  parasysh.

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Ndërmarrjes Publike në të cilën konkurron kandidati dhe  dorëzohen në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, zyra nr. 100.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet. Origjinalet mund të kërkohen gjatë intervistës.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038/200 14 400

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Inkurajohen të gjithë të interesuarit nga komunitetet jo-shumicë dhe të interesuarit që do të përfaqësojnë interesat e Komunës ku Trepça Sh.A. vepron, që të aplikojnë në konkursin për anëtar te Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A,  

Afati i konkursit është i hapur 30 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor (prej datës  15  korrik  2020  deri më datën   14  gusht  2020 ).

Ky proces rekrutimi mund të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Emërime në Pozita të Larta Drejtuese. Kandidatët njoftohen që emrat, rezultatet dhe kualifikimet e kandidatëve me rangimin më të lartë në këtë proces të përzgjedhjes si të kualifikuar do të publikohen në uebfaqen e projektit. Me rastin e aplikimit për këtë pozitë, do të konsiderohet se është dhënë pëlqimi për publikimin në fjalë.  Gjithashtu do të konsiderohet që pëlqimi është dhënë edhe për partnerët zbatues që të kenë qasje nga distanca dhe në mënyrë të përkohshme dhe të sigurt të ruajnë informatat rreth vlerësimit të aplikacioneve dhe performancës së tyre.  Informatat e tilla do të fshihen në mënyrë permanente pasi të përfundojë vlerësimi.

Shikime 928
Kategoria Të tjera
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Mitrovicë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC