Pro Del

Vende të lira të punës (29)

	 	 

PRO DEL është produkt i një dëshire dhe pasioni për të bërë diçka të avancuar në sektorin e logjistikës, me fokus në menaxhimin e të gjitha proceseve logjistike, të nevojshme për funksionim dhe rritje të një kompanie!

Pro Del, bashkë me partnerët e saj Slloven,  ofron gamë komplete për shërbimet e logjistikës si: 

  • Magazinim të dedikuar me kosto të përballueshme,
  • Ripaketim të dërgesave,
  • Shpërndarje SUPER të shpejtë dhe
  • Shërbime të Importit dhe Eksportit

Ne po i fillojmë aktivitetet tona në Kosovë, andaj, nëse jeni energjik/e, vizionar/e dhe arritjen e suksesit e keni pjesë të personalitetit, jeni të ftuar që të aplikoni për të na u bashkangjitur në ekipin tonë! Pozitat aktuale të hapura janë:

  1. PORTFOLIO MANAGER – 2 pozita
  2. COSTUMER CARE– 2 pozita
  3. BASHKPUNËTOR NË MAGAZINË– 2 pozita
  4. SHPËRNDARËS NË TERREN – 20 pozita
  5. SIGURIM I BRENDSHËM– 3 pozita

  1. PORTFOLIO MANAGER

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Implementimi I planit të shitjes të kompanisë
  • Ndërtimi dhe zhvillimi I marrëdhënieve me klientë
  • Mbarëvajtja e procesit të shitjes
  • Kujdes i ngushtë ndaj klientëve në portfolio
  • Pjesëmarrje aktive në zhvillimin e vazhdueshëm të strategjisë së shitjes
  • Propozimi i ideve të reja, me qëllim të rritjes së kompanisë

Profili i dëshiruar:

Edukim shkollor: Bachelor. Përparësi kanë kandidatët që janë të diplomuar në SCM (Supply Chain Management), Marketing ose Menaxhim biznesi

Përvoja e punës: Minimalisht 2 vite përvojë pune në industri të distribucionit, shitjes, marketingut ose logjistikës

Gjuhët: Njohja e gjuhës angleze e domosdoshme. Njohja e gjuhëve tjera, është aset.

Aftësitë Menaxhuese: Të jeni të orientuar në frymën e rezultateve, të jeni të gatshëm të punoni nën presion të punës, të keni etikë në punë dhe kompromisin e vetëm ta keni arritjen e objektivave.

Aftësitë Financiare: Të keni njohuri në ndërtimin dhe përshtatjen e kalkulimeve, për nevoja të efiqiencës, të keni njohuri bazike të pasqyrave krysore financiare, të keni njohuri të procedurave tatimore dhe ligjore të republikës së Kosovës.

Aftësitë tjera: Njohje e Aplikacionit Office, Google Maps, Google Search, Facebook, LinkedIn, etj

Aftësitë drejtuese: Të keni patent shoferi të kategorisë “B”

Çka ofrojmë ne:

  • Mundësi në zhvillim të karrierës
  • Pako financiare atraktive: Pagë + Bonus në rezultate
  • Automjet në shrytëzim 24h
  • Pako të mjeteve për komunikim

  1. COSTUMER CARE

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kujdes ditor dhe i ngushtë ndaj klientëve
  • Pranimi i thirrjeve nga palët e jashtme
  • Administrim të dokumentacionit
  • Asistencë në proceset financiare të brendshme

Profili i dëshiruar:

Edukim shkollor: Bachelor të përfunduar ose në përfundim e sipër. Përparësi kanë kandidatët që janë  të orientuar në drejtimet: Marketing, Menaxhim biznesi ose Financa.

Përvoja e punës: Minimalisht 2 vite përvojë pune në administrim të zyrës, financa ose Call Center

Gjuhët: Njohja e gjuhës angleze është përparësi

Aftësitë Menaxhuese: Të jeni të orientuar në frymën e rezultateve, të jeni të gatshëm të punoni nën presion të punës, të keni etikë në punë dhe kompromisin e vetëm ta keni arritjen e objektivave.

Aftësitë Financiare: Të keni njohuri bazike në ndërtimin dhe përshtatjen e kalkulimeve,

Aftësitë tjera: Njohje e Aplikacionit Office, Google Maps, Google Search, Facebook, LinkedIn, etj

Aftësitë drejtuese: E preferueshme të keni patent shoferi të kategorisë “B”

 

Çka ofrojmë ne:

  • Mundësi në zhvillim të karrierës
  • Pako financiare atraktive: Pagë + Bonus në rezultate
  • Pako të mjeteve për komunikim
  • Hapsirë pune me standarde të larta

  1. BASHKPUNËTOR NË MAGAZINË

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatitja e dërgesave
  • Pranimi i mallit nga klientët
  • Paketimi i porosive dhe dërgesave
  • Mirëmbajtja e magazinës

Profili i dëshiruar:

Edukim shkollor: Shkolla e mesme

Përvoja e punës: Minimalisht një vit pune në industri të Distribucionit, Magazinë,

Aftësitë Operative: Të jeni të orientuar në frymën e rezultateve, të jeni të gatshëm të punoni nën presion të punës, të keni etikë në punë dhe kompromisin e vetëm vetëm ta keni arritjen e objektivave.

Aftësitë tjera:  Njohje e Aplikacionit Office

Aftësitë drejtuese: Të keni patent shoferi të kategorisë “B”

Çka ofrojmë ne:

  • Mundësi në zhvillim të karrierës
  • Pako financiare atraktive: Pagë atraktive
  • Pako të mjeteve për komunikim
  • Hapsirë pune me standarde të larta

  1. SHPËRNDARËS NË TERREN

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbledhje dhe shpërndarje të dërgesave
  • Inkasim i mjeteve financiare nga klientët
  • Përgatitje të dërgesave për klientët

Profili i dëshiruar:

Edukim shkollor: Shkolla e mesme

Përvoja e punës: Minimalisht 1 vit pune në industri të Distribucionit ose të shërbimeve postare

Gjuhët: Njohja e gjuhës angleze e preferueshme

Aftësitë Administrative: Të jeni të orientuar në frymën e rezultateve, të jeni të gatshëm të punoni nën presion të punës, të keni etikë në punë dhe kompromisin e vetëm vetëm ta keni arritjen e objektivave.

Aftësitë logjistike: Njohja e teriotrit të Kosovës (qytetet, qytezat dhe fshatërat)

Aftësitë Financiare: Të keni njohuri bazike në kalkulime të pagesave

Aftësitë tjera: Njohje e Aplikacionit Office, Aplikacionit Android, Google Maps, Njohja e principeve të punës të terminaleve të bankave për pagesa POS

Aftësitë drejtuese: Të keni patent shoferi të kategorisë “B”

Çka ofrojmë ne:

  • Mundësi në zhvillim të karrierës
  • Pako financiare atraktive: Pagë + Bonus në rezultate
  • Pako të mjeteve për komunikim

  1. SIGURIM I BRENDSHËM

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Sigurimi I objektit dhe aseteve të kompanisë
  • Monitorim i kamerave të sigurisë
  • Monitorim i hyrje daljeve në objekt
  • Asistencë në depo
  • Mirëmbajtje të hapsirave të objektit (brenda dhe jashtë)

Profili i dëshiruar:

Edukim shkollor: Shkolla e mesme

Përvoja e punës: Minimalisht 1 vit pune në sigurim të objekteve ose në magazinë

Aftësitë Administrative: Të jeni vigjilent, i pa përtueshëm dhe aktiv 100% në kryerjen e punës. Të keni njohuri në fushën e sigurisë

Aftësitë tjera: Njohje e Aplikacionit Office, Aplikacionit Android, Google Maps, Njohja e principeve të punës të terminaleve të bankave për pagesa POS

Aftësitë drejtuese: E preferueshme të keni patent shoferi të kategorisë “B”

SI TË APLIKONI?

Aplikimi bëhet duke dërguar CV, letër motivuese (e preferueshme) në email adresën info@pro-del.com, deri me datën 30.07.2020, në orën 23:59. Në takim njoftues do të ftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Nëse përzjgedheni, duhet ti keni në dispoziocion certifikatën që nuk jeni nën hetime, patent shoferin si dhe dëshmi që jeni shtetas i Kosovës.

KUJDES: Në subject të emailit, shkruani pozitën për të cilën po aplikoni, në të kundërtën kërkesa juaj nuk do të mirret parasysh!

Shikime 8294
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC