NewCo Ferronikeli Complex

Inxhinier i Gjeologjisë

	 	 

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni:             Inxhinier i Gjeologjisë

Departamenti:     Miniera

Lokacioni:            Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është person përgjegjes për përcjelljen e punimeve gjeologjike në miniera
  • Kontrollon dhe mbikqyrë punën e marrjes së mostrave në teren
  • Bënë përcjelljen e hulumtimeve gjeologjike në teren
  • Përgatit dhe zbaton planet operative javore,mujore dhe vjetor të minierave
  • Është person përgjegjes për përgatitjen e mostrave për dergim në laborator
  • Përpunon analizat kimike të mostrave
  • Kryen edhe detyra tjera shtesë sipas nevojes

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Fakulteti i Gjeoshkencave - Drejtimi Gjeologji
  • Përvojë pune 2-3 vite në pozicione të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike (Microsoft office)
  • Të ketë njohuri shumë të mira lidhur me programet gjeologjke si Autocad civil 3D ( obligative)
  • Shkathësi të mira komunikuese dhe organizative
  • Njohuri të Gjuhës Angleze (e preferueshme)

Kushte e punës:

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 17/07/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Inxhinier i Gjeologjisë

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 1003
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC