LIRiDONI

Kontroller i Shitjes

	 	 

KONKURS

LIRiDONI është kompani përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe kompani e distribuimit të produkteve të ndryshme, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.

Me qëllim të plotësimit të vendit të punës Liridoni është duke kërkuar kandidat për pozitën:

  1. Kontroller i Shitjes – (1) një pozitë

Vendi i punës: Njësia Prishtinë

Detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe raportimin e shitjes për rajonin në të cilin caktohet;
  • Përgjegjës për mbikëqyrjen e punës të komercialistëve dhe merchendaiserëve
  • Është përgjegjës për të gjitha kontaktet me blerësit e pavarur dhe blerësit potencial, si pjesë e misionit të zhvillimit;
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për brendet e caktuara në treg;
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës, brenda pikave të caktuara të shitjes;
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klientë në lidhje me kërkesat apo ankesat e tyre;
  • Angazhot për zhvillimin e gamës së produkteve në klientë aktual dhe ata potencial;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të cilat ja cakton mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar studimet universitare;
  • Të kenë minimalisht 2 vite eksperiencë në të njëjtin profil pune;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
    Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë të gatshtëm të punojnë nën presion dhe me orar fleksibil.

CV-në tuaj mund ta dërgoni në këtë adresë: Info@liridoni-kos.com  të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 21.07.2020.

Aplikaconet e dërgura me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Shikime 2452
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC