Banka Ekonomike

Teknik për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Siguri të Informacionit

	 	 

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Teknik për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Siguri të informacionit (1 vend pune)

Departamenti për Siguri të Informacionit dhe Vazhdimësi të Biznesit  

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Identifikon dhe vlerëson aktivitetet e përpunimit të të dhënave të kompanisë në sistemet e bankës;
  • Ofron këshilla dhe udhëzime se si të bëhen vlerësimet e ndikimit në mbrojtjen e të dhënave në sistemet e bankës;
  • Monitoron politikat dhe procedurat e Departamentit në kuadër të administrimit të të dhënave brenda kompanisë;
  • Monitoron konfigurimet e sistemeve ku ruhen te dhënat dhe informacionet;
  • Kryen vlerësime te rrezikut per te identifikuar rreziqet ne vazhdimësi;
  • Inplementon sisteme/aplikacione mbrojtëse per te minimizuar rrjedhjen e informacionit;
  • Menaxhon me sistemet e bankës per mbrojtjen e te dhënave dhe informacionit;
  • Mban  shënimet për të gjitha aktivitetet e përpunimit të të dhënave të bëra nga kompania;
  • Ndihmon në implementimin dhe mirëmbajtjen e (ISMS) information security system management;
  • Kryen kontrolle me vetiniciativë, ka të drejtë të konsultojë, të heq, të transkriptojë ose të kopjojë të dhëna personale të cilat i ndesh gjatë kontrolleve në harmoni me dispozitat ligjore;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet;

  • Inxhinieri Kompjuterike apo Shkenca Kompjuterike;
  • Përvoja në fushë apo certifikimet e fushës të preferuara;
  • Kuptimi i teknologjisë aktuale dhe trendet rregullative financiare që ndikojnë në programet e sistemeve të informacionit;
  • Njohja e Gjuhës Angleze;
  • Njohja e punës me kompjuterë;
  • Aftësi të komunikimit.

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com

Afati i aplikimit është deri më datë   16 Korrik  2020 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.

Shikime 2455
Kategoria Banka
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC