OCM International

Vende të lira të punës (4)

	 	 

Vende të lira pune

Kompania OCM International me seli në Prishtinë për nevojat e zhvillimit të veprimtarive biznesore në menaxhimin e qendrave tregtare,  hap konkurs për 4 pozita të lira pune:

  1. Asistent/e i/e Qiradhënies dhe Sekretar/e të Menaxhmentit
  2. Menaxher/e Operacional
  3. Zyrtar/e Financiar/e dhe Administrativ/e
  4. Arkitekt – Dizajner Enterieri me eksperiencë

  1. Asistent/e i/e Qiradhënies dhe Sekretar/e të Menaxhmentit

Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:

  • Organizimi i zyrës menaxhuese dhe operacioneve sipas formatit të OCM International;
  • Kontaktimi dhe mbarëvajtja e komunikimit me furnitor të ndryshëm para hapjes së qendrës tregtare;
  • Përgjigjet në kërkesat e klientëve potencial, gjegjësisht qiramarrësve të interesuar për hapësirat tregtare brenda qendrës tregtare;
  • Kolekton të gjitha të dhënat e qiramarrësve potencial duke i ruajtur në një data bazë dhe duke i filtruar sipas prioriteteve të kompanisë;
  • Organizon takime ndërmjet qiramarrësve potencial dhe menaxherit të qiradhënies apo drejtorit të OCM International.
  • Azhurnimi dhe përditësimi i të dhënave sipas nevojës së kompanisë;
  • Implementimi i procedurave, dokumentacionit dhe ruajtja e tyre sipas formateve të OCM International;
  • Menaxhon relacionet me klientët ekzistues duke mbajtur takime dhe komunikime të rregullta;

Kushtet për aplikim:

  • Diplomë universitare në fushat relevante;
  • Përvojë të dëshmuar pune në menaxhimin e relacioneve me klientët, përparësi do të kenë kandidatët me përvojë në menaxhimin e pasurive të patundshme;
  • Njohuri në përdorimin e programeve kryesore kompjuterike te pakos MS Office;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar  dhe në të folur, në gjuhën amtare dhe angleze në nivel të avancuar, italishtja e preferueshme. Çdo njohje e gjuhëve shtesë, konsiderohet përparësi;
  • Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë;
  • Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës, përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
  • Të ketë proaktivitet në punë dhe disponueshmëri për të punuar të shtunave, dielave dhe festave.

Pozita raporton tek: Menaxheri i Financave dhe Marrëdhënieve me Klientë dhe Drejtori Ekzekutiv i OCM International.


  1. Menaxher/e Operacional

Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:

  • Mbikqyr qendrën tregtare gjatë periudhës para hapjes për publikun;
  • Përcjellja e aktiviteteve ndërtuese / ndarëse të hapësirave të përbashkëta dhe hapësirave tregtare të qiramarrësve, para hapjes së qendrës tregtare;
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me kompani të ndryshme të përzgjedhura nga OCM International për shërbimet dhe mirëmbajtjen e qendrës;
  • Inspekton dhe kontrollon në mënyrë rutinore të përditshme gjendjen e qendrës tregtare duke përdorur dokumentacionin specifik operues të kompanisë menaxhuese dhe duke evidentuar çdo prishje, dëmtim apo ndryshim në strukturën e qendrës apo hapësirës së parkingjeve.
  • Monitoron, ndërhyn dhe kontrollon aktivitetet e kompanive kontraktuese sipas shërbimeve të përcaktuara në kontrata dhe termeve të referencës së tenderëve për shërbimet si në vijim, dhe jo vetëm: shërbime pastrimi, sanitarike, sanimit, dezinfektimit dhe deratizimit, mirëmbajtje e zonave të gjelbëruara të bredshme dhe jashtme, shërbimit radiofonik të qendrës, sistemet teknoogjike të ventilimit, ngrohjes dhe ftohjes, sistemi kundër zjarrit, mirëmbajtja e ndërtesës etj;
  • Monitoron shpenzimet e energjisë elektrike dhe të ujit në hapësirat e përbashkëta të qiramarrësve por edhe në hapësirat e tyre afariste, me qëllim të optimizimit të konsumit të përgjithshëm;
  • Gjatë implementimit të projekteve të qiramarrësve në hapësirat e qendrës tregtare, monitoron qiramarrësit dhe kompanitë që ata i angazhojnë për të rregulluar dyqanet ose hapësirat e tyre sipas kontratës së nënshkruar të qirasë dhe rregulloreve të qendrës tregtare;
  • Ndihmon dhe asiston menaxherin teknik dhe operativ në hartimin dhe nënshkrimin e raporteve të dorëzimit dhe testimit të hapësirave të përbashkëta dhe hapësirave individuale të qiramarrësve;
  • Bën hartimin dhe shpërndarjen e qarkoreve informative të qendrës;
  • Mban relacionet me administratën publike, policinë dhe organet e tjera të sigurisë sipas nevojave dhe procedurave të OCM International;

Kushtet për aplikim:

  • Diplomë universitare në fushat relevante;
  • Përvojë të dëshmuar pune në menaxhment operacional, përparësi do të kenë kandidatët me përvojë relevante në detyra të ngjashme në industrinë e patundshmërive, shitjeve me pakicë, hotele, ndërmarrje pastrimi dhe mirëmbajtjeje apo ngjashëm;
  • Njohuri në përdorimin e programeve kryesore kompjuterike te pakos MS Office;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar  dhe në të folur, në gjuhën amtare dhe angleze në nivel të avancuar, italishtja e preferueshme. Çdo njohje e gjuhëve shtesë, konsiderohet përparësi;
  • Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë;
  • Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës, përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
  • Të ketë proaktivitet në punë dhe disponueshmëri për të punuar të shtunave, dielave dhe festave.

Pozita raporton tek: Menaxheri teknik dhe Operacional dhe Drejtori Ekzekutiv i OCM International.


  1. Zyrtar/e Financiar/e dhe Administrativ/e

Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:

  • Kujdeset për administrimin e kontabilitetit financiar;
  • Bën regjistrimin dhe dërgimin e faturave për klientët qiramarrës përmes postës elektronike dhe fizikisht;
  • Menaxhimi dhe evidentimi i faturave të furnitorëve;
  • Mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët dhe furnitorët me theks të veçantë me menaxhimin e detyrimeve financiare të anasjellta;
  • Monitorimi dhe menaxhimi i qirave të qendrës tregtare nën mbikqyrje të menaxherit përkatës;

Kushtet për aplikim:

  • Diplomë universitare në fushat relevante, Banka, Financa dhe Kontabilitet;
  • Përvojë të dëshmuar pune në kontabilitet;
  • Njohuri në përdorimin e programeve kryesore kompjuterike te pakos MS Office;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar  dhe në të folur, në gjuhën amtare dhe angleze në nivel të avancuar, italishtja e preferueshme. Çdo njohje e gjuhëve shtesë, konsiderohet përparësi;
  • Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë;
  • Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës, përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
  • Të ketë proaktivitet në punë dhe disponueshmëri për të punuar të shtunave, dielave dhe festave.

Pozita raporton tek: Menaxheri i Financave dhe Marrëdhënieve me Klientë dhe Drejtori Ekzekutiv i OCM International.


  1. Arkitekt – Dizajner Enterieri me eksperiencë

Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:

  • Bën planifikimin, skicimin, prezantimin e dizajneve të brendshme sipas kërkesave të qiramarrësve të dakorduara me kontratën e qirasë ndërmjet OCM dhe Qiramarrësit;
  • Udhëheq procesin e përgatitjes së dizajnit, vizatimeve, specifikacioneve dhe përzgjedhjen e materialit për finalizimin e projekteve;
  • Monitoron implementimin e dizajnit të enterierit, vlerëson kostot dhe raporton vazhdimisht tek palët relevante;
  • Koordinohet me stafin/ekspertët përgjegjës për implementimin e projekteve të dizajnuara;
  • Në vazhdimësi përcjell trendet e industrisë së qendrave tregtare dhe sjellë risi të ideve për organizimin e hapësirave;
  • Përkujdeset për respektimin e standardeve të paracaktuara të dizajnit të enterierit, gjatë implementimit të projekteve individuale në hapësirat tregtare të marra me qira nga qiramarrësit;
  • Përshtatja, ri-dizajnimi dhe balancimi i kërkesave të qiramarrësve për brendet përkatëse sipas master-planit të qendrës tregtare;

Kushtet për aplikim:

  • Diplomë universitare në fushat relevante, arkitekturë, dizajn;
  • Përvojë të dëshmuar pune në këtë fushë, është obligative;
  • Njohuri të avancuara të punës me kompjuter me thekës të veçantë programeve specifike për renderim, si 3D Max, Archicad, Autocad, etj.;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar dhe në të folur;
  • Njohuri të larta të gjuhës angleze, njohja e gjuhës italiane përbën përparësi;
  • Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
  • Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë.

Çka ofron kompania:

  • Pagë atraktive;
  • Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi;
  • Mundësi avancimi në karrierë;

Pozita raporton tek: Menaxheri teknik dhe Operacional dhe Drejtori Ekzekutiv i OCM International.

Për të aplikuar  duhet të dërgoni një CV në adresën elektronike hr@oxa-group.com, duke cekur emrin e pozitës në subjekt të emailit, varësisht për cilën aplikoni:

  1. Asistent/e i/e Qiradhënies dhe Sekretar/e të Menaxhmentit
  2. Menaxher/e Operacional
  3. Zyrtar/e Financiar/e dhe Administrativ/e
  4. Ariktekt – Dizajner Enterieri me eksperiencë

Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese, referencë, certifikata të trajnimeve, punime të ndryshme, do të merret parasysh.

Afati fundit për aplikim është data 20/07/2020 ndërsa vendet e punës janë në Prishtinë.

Shikime 2623
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC