Hotel SPLENDID Conference & SPA Resort

Menaxher/e i/e përgjithshëm/e, Menaxher/e i/e eventeve, Menaxher/e i/e mirembajtjes

	 	 

Konkurs pune nga :

Devolli Corporation në bashkëpinim me Hotel Splendit

Menaxher/e i  eventeve

Përgjegjësitë dhe detyrat:

Menaxheri/ja i Eventeve planifikon, drejton dhe koordinon ngjarjet e organizuara në Klan Arena. Planifikon çdo detaj të ngjarjes që gjithçka të funksionojë pa probleme. Bën negocimin e kontratave, ndihmon në zgjedhjen e artikujve të menusë, cakton stafin e eventit, aranzhon hapsirat dhe pajisjet dhe komunikon nevojat e klientit me personelin e duhur.

Njohuri / Aftësi / Kualifikime të Kërkuara të Punës:

  • Të ketë përvojë punë në industrinë përkatëse,
  • Njohja e gjuhes angleze,
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi, kuptimi i nevojave të klientit;

Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese në : Info@princecoffeeshops.com

Konkursi është i hapur deri me daten: 22.07.2020

Menaxher i përgjithshëm

Jemi në kërkim të një Menaxheri të Përgjithshëm për të mbikëqyrur të gjithë stafin, buxhetin dhe operimet e njësisë së biznesit.

Përgjegjësitë e menaxherit të përgjithshëm përfshijnë formulimin e strategjisë së përgjithshme, menaxhimin e stafit dhe krijimin e politikave. Për të qenë të suksesshëm në këtë rol, ju duhet të jeni një udhëheqës i përkushtuar dhe një vendimmarrës i sigurt, duke ndihmuar njerëzit tanë të zhvillohen dhe të jenë produktivë.

Përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrë operacionet ditore,
  • Harton strategji dhe vendosë synime për rritje,
  • Mirëmbanë buxhetet dhe optimizoni shpenzimet,
  • Vendosë politika dhe procese,
  • Siguron që punonjësit të punojnë në mënyrë produktive dhe të zhvillohen profesionalisht,
  • Mbikëqyrë rekrutimin dhe trajnimin e punonjësve të rinjë,
  • Vlerëson dhe përmirëson operacionet dhe performancën financiare,
  • Drejton procesin e vlerësimit të punonjësve,
  • Përgatitë raporte të rregullta,
  • Sigurohet që personeli të ndjek rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë,
  • Siguron zgjidhje për çështjet (p.sh. rënia e fitimit, konfliktet e punonjësve, humbja e biznesit për konkurrentët);

Njohuri / Aftësi / Kualifikime të Kërkuara të Punës:

  • Përvojë e dëshmuar si menaxher i përgjithshëm ose një rol i ngjashëm ekzekutiv,
  • Përvojë në planifikim dhe buxhetim,
  • Njohuri për procesin dhe funksionet e biznesit (financa, HR, prokurimi, operacionet etj),
  • Aftësi e fortë analitike,
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi,
  • Aftësi të jashtëzakonshme organizative dhe udhëheqëse,
  • Aftësia për zgjidhjen e problemeve,
  • BSc / BA në Biznes ose fushë përkatëse; MSc / MA është një përparësi,
  • Njohja e gjuhëve të huaja;

Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese në : Info@princecoffeeshops.com

Konkursi është i hapur deri me daten: 22.07.2020

Menaxher/e e mirembajtjes

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon aktivitetet e përditshme të departamentit të mirëmbajtjes
  • Planifikimi, organizimi dhe udhëheqja e anëtarëve të ekipit për të siguruar shkallën më të lartë të pastërtisë,
  • Mbikëqyrje ditore e stafit,
  • Blerje, ri-porositje dhe mirëmbajtje të furnizimeve shtëpiake dhe inventar.
  • Kryen inspektime para-ngjarjës në të gjitha hapsirat para hapjes së derës për çdo ngjarje të zhvilluar,
  • Rekruton, programon dhe trajnon të gjithë anëtarët e rinjë të stafit të mirëmbajtjes,
  • Mbështetë standardet më të larta të pastërtisë, sigurisë dhe sjelljes,
  • Përcakton dhe mirëmban planin e punës të departamentit të përdorur për njoftimin e stafit për ngjarjet e ardhshme dhe siguron përgatitjen dhe stafin e duhur për çdo ngjarje,
  • Siguron mirëmbajtjen e duhur të të gjitha pajisjeve; bën marrëveshje për riparim dhe / ose zëvendësimi i pajisjeve të përdorura dhe të dëmtuara;

Njohuri / Aftësi / Kualifikime të Kërkuara të Punës:

  • Përvojë e mëparshme në menaxhimin e një ekipi të punëtorëve
  • Aftësi për të parashikuar nevojat e klientit, për të ndryshuar qëllimet dhe drejtimin shpejt dhe në mënyrë të duhur,
  • Përsosmëri e dëshmuar në shërbimin ndaj klientit,
  • Shkathtësi të demonstruara organizative, koordinuese dhe aftësi të ndërfaqes personale,
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit me shkrim dhe verbal,
  • Duhet të jetë fleksibël me orarin;

Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese në : Info@princecoffeeshops.com

Konkursi është i hapur deri me daten: 22.07.2020

 

Shikime 4206
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC