Hotel SPLENDID Conference & SPA Resort

Kryekuzhinier

	 	 

Konkurs pune nga:

Devolli Corporation në bashkëpunim me Hotel Splendit

Pozita: Kryekuzhinier

Detyrat e punës:

  • Kontrollon cilësinë e produkteve ushqimore të papërgatitura si dhe të ziera/pjekura për t’u siguruar se janë arritur standardet.
  • Vrojton praktikat e higjienës për t’u siguruar se të punësuarit i përcjellin standardet dhe rregulloret,
  • Kontrollon sasinë dhe cilësinë e produkteve/materialeve të pranuara,
  • Mbikëqyrë dhe koordinon aktivitetet e kuzhinierëve apo punëtorëve tjerë të kyçur në përgatitjen e ushqimit,
  • Inspekton furnizimet, pajisjet apo hapësirat e punës për t’u siguruar se janë në pajtim me standardet e përcaktuara,
  • Përllogarit sasitë dhe kostot e furnizimeve të nevojshme siç janë ushqimet dhe përbërësit tjerë,
  • Bashkëpunon me personelin tjetër për planifikim dhe zhvillim të recetave dhe menuve, duke pasur në konsiderim edhe faktorët tjerë siç janë disponueshmëria sezonale e përbërësve apo numri i mysafirëve,
  • Analizon recetat për të vendosur çmimet në artikujt në menu, duke u bazuar në ushqimin, punën dhe kostot e shpenzimeve jomateriale,
  • Përcakton kohëzgjatjet e përgatitjes dhe stafin e nevojshëm për ofrimin me kohë të shërbimit,
  • Angazhon dhe huazon staf punues siç janë kuzhinierët apo punëtorët tjerë të kuzhinës,
  • Demonstron para stafit teknikat e reja të përgatitjes/zierjes apo të pajisjeve të reja,
  • Takohet me përfaqësuesit e shitjes për të negocuar çmimet apo për të porositur furnizime,
  • Përkujdeset për porositjen e pajisjeve të reja dhe për riparimet;

Njohuri / Aftësi / Kualifikime të Kërkuara të Punës:

  • Përvojë të punës në fushën e gastronomisë apo të hotelerisë,
  • Njohuri në përgatitjen e ushqimeve dhe recetave  ndërkombëtare dhe kombëtare,
  • Dëshmi me çertifikata për kryerjen e trajnimeve apo kurseve profesionale në përgatitjen e llojeve të ndryshme të ushqimit,
  • Aftësi për kontrollin e cilësisë dhe të sasisë së produkteve ushqimore, kontrollin e standardeve të shërbimit;
  • Aftësi koordinim të punëve për një rrjedhje të pa penguar të procesit të punës në organizime dhe ngjarje të rëndësishme.

Te interesuari(a)t për punë duhet të dërgojnë biografinë (CV) në email:

Info@princecoffeeshops.com

Konkursi është i hapur deri me daten: 22.07.2020

Shikime 1395
Kategoria Gastronomi
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC