Appk

Vende të hapura për Ausbildung (152) - Gjermani

	 	 

Appk Header

FTESË PËR APLIKIM

Programi: SHKOLLIM, AFTËSIM DHE PUNËSIM NË GJERMANI - AUSBILDUNG

Profesioni: PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT)

Viti përgatitor: 2020/2021, GJITHSEJ 152 KANDIDATË

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK është në partneritet me institucione publike dhe jo-publike të Gjermanisë, si Diakonie (Baden Württemberg) nga viti 2014, pastaj prej vitit 2019 edhe me Akademinë CEB (Saarland dhe Land Rheinland-Pfalz) si dhe Komunën Coburg (Bayern), duke bashkëpunuar ngushtë në përzgjedhjen, përgatitjen dhe realizimin e programeve të Shkollimit dhe Aftësimit Profesional, apo AUSBILDUNG siç njihet në Gjermani, në Profesionin “Përkujdesës Profesional (Pflegefachkraft)” me synim punësimi si “Përkujdesës ndaj të moshuarve”.

Projektet e kaluara rezultuan me implementimin shumë të suksesshëm të programeve ashtu që:

377 kandidatë janë pranuar në program, një pjesë e kanë përfunduar programin AUSBILDUNG dhe tani më punojnë si Kuadro Profesionale, disa janë në vite të ndryshme të Shkollimit dhe Aftësimit, kurse 123 kandidatë, pas përgatitjes njëvjeçare, do të fillojnë programin AUSBILDUNG në muajin gusht-shtator 2020.

Suksesi i jashtëzakonshëm i këtyre programeve, me interes për të gjitha palët, ka rezultuar që edhe këtë vit të bëhen kërkesa të reja nga partnerët Gjerman për përzgjedhjen dhe përgatitjen e kandidatëve të rinj, me ç’rast kemi kënaqësinë të prezantojmë këtë:

FTESË PËR APLIKIM PËR 152 VENDE TE HAPURA PËR AUSBILDUNG Pjesa e përgjithshme:

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet gjatë periudhës qershor-korrik 2020

Fillimi i programit përgatitor një vjeçar në Kosovë, për kandidatët e përzgjedhur, do të jetë nga data 10 gusht 2020

Shkuarja në Gjermani dhe fillimi i programit AUSBILDUNG do të jetë nga muaji gusht-shtator 2021

Nëse Ju:

Keni të përfunduar shkollën e mesme të mjekësisë (çfarëdo drejtimi), apo gjimnazin me afinitet në lëndët shkencore (në veçanti biologji dhe kimi) dhe lëndët sociale/shoqërore

Jeni të gatshëm dhe të motivuar për vijimin e  programit AUSBILDUNG trevjeçar në Gjermani, në profesionin “PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (PFLEGEFACHKRAFT)”

Jeni të gatshëm të mësoni dhe bashkë-investoni në mësimin e gjuhës gjermane (informatat më të detajuara i gjeni në pjesën vijuese)

Ju ofrohet:

Mësimi i gjuhës gjermane në APPK deri në nivelin B2, sipas metodave më bashkëkohore, i domosdoshëm për të vijuar programin AUSBILDUNG në Gjermani. Kostoja e mësimit të gjuhës do të mbulohet nga kandidati me një marrëveshje të tillë që me rastin e shkuarjes në Gjermani, në muajin gusht-shtator 2021, 50% e kostos së përgjithshme të nivelit A1 - B2 i kthehet kandidatit nga programi.

Të gjithë kandidatët e pranuar në program, pas përfundimit të fazës përgatitore një vjeçare (para shkuarjes në Gjermani), duhet të arrijnë njohuritë e gjuhës gjermane - niveli B2.

Pasi që njohja paraprake e gjuhës gjermane nuk është parakusht për t’u pranuar në program, përcaktimi i pjesëmarrjes në nivelin përkatës të gjuhës gjermane do të jetë si në vijim:

Ata të cilët nuk kanë njohuri të gjuhës gjermane përcjellin mësimin e gjuhës gjermane në APPK deri në nivelin e kërkuar – B2

Ata të cilët e njohin gjuhën gjermane pjesërisht i nënshtrohen një testi vlerësues në APPK, me ç’rast përcaktohet se nga cili nivel apo pjesë të nivelit duhet të vazhdohet kursi në APPK

Ata të cilët posedojnë njohuri të certifikuara nga Goethe Institut dhe ÖSD për nivelin e kërkuar B2 nuk kanë nevojë të vijojnë kursin në APPK, përveç aktiviteteve para integruese.

Përkrahje përgjatë tërë programit një vjeçar të përgatitjes në Kosovë. I tërë procesi dhe përkrahja realizohet pa asnjë kosto financiare për kandidatin. Të gjitha shpenzimet, si përkthimi i dokumenteve, taksa e vizës, qëndrimi 10 ditor për hospitim në Gjermani (para fillimit të programit AUSBILDUNG), kostoja e fluturimit të parë, mbulohen nga programi.

Vijimi i tërësishëm trevjeçar i programit AUSBILDUNG në Gjermani, ashtu që mbulimi i shpenzimeve të jetesës dhe shkollimit behët nga të ardhurat mujore të kandidatit me rastin e vijimit të AUSBILDUNG, sipas normave dhe ligjeve të aplikuara në Gjermani.

Mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani pas mbarimit të programit AUSBILDUNG.

Mënyra e aplikimit

Aplikimi bëhet vetëm online, duke dërguar një e-mail në hr@appk.org me subjekt “Aplikimi për AUSBILDUNG 15062020_” Emri dhe mbiemri”, më së largu deri më 03.07.2020. E-mailit tuaj duhet të ia bashkëngjitni këto dokumente:

Shkresën motivuese si dokumenti kryesor i aplikimit, duke e prezantuar në formë autentike (origjinale) motivin, arsyet dhe gatishmërinë për të aplikuar në këtë program CV-në në formatin Europass (me foto)

Diplomën dhe dëftesën e vitit të fundit të shkollës së mesme (të skanuara apo si foto). Kandidatët të cilët sivjet diplomojnë dhe nuk e posedojnë akoma diplomën duhet të bashkëngjisin dëftesën e klasës njëmbëdhjetë - 11. Këtë çështje sqarojeni ju lutem edhe me fjalë në shkresën motivuese.

Të gjithë aplikuesit do të marrin një informatë kthyese në lidhje me aplikimin dhe proceset e mëtejme.

Nëse keni ndonjë paqartësi, ju mund të na kontaktoni në +383 44 507 628 apo na shkruani në hr@appk.org

E mirëpresim aplikimin tuaj,

Stafi i APPK-së

Shikime 9338
Kategoria Shëndetësi
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC