Union

Menaxher i Marketingut

	 	 

Kompania Union sh.p.k me seli në Vushtrri për shkak të rritjes së procesit të punës shpall konkurs për këtë vendë pune :

Pozita: Menaxher i Marketingut

Vendi i Punes : Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
  • Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu, i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit;
  • Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut, ndjekja dhe realizimit të tij;
  • Drejton grupin në realizimin e objektivave;
  • Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato para Drejtorit;
  • Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brendin e kompanisë; Zhvillimin dhe përmiresimin e njohjes së Brend-it;
  • Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase e të gjitha mënyrave të mundshme për të bërë marketing;
  • Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
  • Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktivitetit për veprime proaktive dhe korrigjuese të mundshme;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Krijon sherbime dhe paketa te reja;
  • Përgjegjes për rishikimin e përmbajtjes së website-it të kompanisë dhe sigurohet se të gjitha informacionet në të janë të azhornuara;
  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
  • Identifikon nevojat për trajnim te stafit.
  • Bashkëpunon me menaxheret e shitjes për të gjeneruar ide dhe iniciative konkuruese dhe motivuese për shitesat;
  • Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë dhe problematikat e shitjeve dhe strategjitë e marketingut;
  • Raporton tek Drejtori periodikisht, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
  • Rifreskimi i database së klientit;
  • Mbron vlerat e organizatës duke e mbajtur informacion konfidencial;
  • Zbaton detyra të tjera që i caktohen;

Kualifikimet e kërkuara

Edukimi: Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi;

Eksperiencë Pune: Preferohen kandidatë me mbi 1 vjet përvojë profesionale në marketing dhe shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke   dërguar CV e tyre  përmes e-mail adresës elektronike në: hr@union-ks.com  apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Kompanisë Union sh.p.k  me adresë Rr. Ajet Gërguri P.n Vushtrri.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 Shkurt 2020 deri më 29 Shkurt 2020.

AFTËSITË  E TJERA :

  • Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
  • Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë;
  • I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
  • Punëtor, këmbëngulës, dhe i besueshëm;
  • Pozitiv dhe entuziast;
  • I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë patent shofer kategoria B
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër motivuese dhe cv) në adresën: hr@union-ks.com

Konkursi mbetet i hapur nga data 26/06/2020 deri më 10/07/2020

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Shikime 2962
Kategoria Marketing & PR
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC