Save The Children

Ftesë për aplikim

	 	 

Ftesë për aplikim

Pesë (5) Mobilizues/e të Komunitetit për Zhvillim dhe Kujdes në Fëmijëri të Hershme (ZHKFH)

  1. Historiku

Save the Children është organizatë udhëheqëse botërore e pavarur për fëmijët. Vizioni i saj është një botë në të cilën çdo fëmijë ka të drejtën e mbijetesës, mbrojtjes, zhvillimit dhe pjesëmarrjes. Misioni i saj është të frymëzojë përparime në mënyrën se si bota i trajton fëmijët dhe të arrijë ndryshime të menjëhershme dhe të qëndrueshme në jetën e tyre.

  1. Qëllimi dhe afati kohor

Save the Children në Kosovë në kuadër të projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në Zhvillimin dhe Kujdesin në Fëmijëri të Hershme në Kosovë”, financuar nga Save the Children Itali, kërkon pesë (5) Mobilizues/e të Komunitetit për Zhvillim dhe Kujdes në Fëmijëri të Hershme (ZHKFH) nga një (1) në lokacionet si më poshtë: Zhegër, Nerodime, Gllogjan, Poslishte dhe Gjonaj. Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në Termat e Referencës

Mobilizuesit/et e komunitetit do të angazhohen me marrëveshje për shërbime gjatë periudhës prej 6 korrik 2020 deri më 30 qershor 2022.

  1. Kualifikimet e kërkuara
  • Diploma e shkollës së mesme
  • Banor i komunitetit në lokacionin përkatës dhe njohës i gjuhës së shumicës së fëmijëve të cilët do të ndjekin institucionin parashkollor
  • Përvojë e dëshmuar në punën e komunitetit
  • Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për punë ekipore Njohje bazë e kompjuterit (interneti, email, word, excel)
  1. Aplikimi

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim në scik@savethechildren.org jo më vonë se 30.06.2020 në ora 16:00.

  1. CV
  2. Letër motivimi
  3. Diploma e shkollës së mesme/Diploma e Universitetit

Shikime 2024
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjithë Kosovën
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC