Devolli Logistic System

Dizajner/e Grafik/e (2), Animator/e

	 	 

“Devolli Logistic System” me seli në Prishtinë, Zona Industriale, shpallë:

KONKURS

2 Dizajner/e grafik/e

1 Animator/e

Kërkesat për Dizajner/e Grafik janë:

  • Kualifikim Universitar (Marketing, Dizajn Grafik apo të ngjashme);
  • Njohuri për programet e dizajnit (Adobe Photoshop, Illustrator ose CorelDraw etj.);
  • Përvojë pune në fusha të ngjashme;
  • Njohuri për rrjetet sociale;
  • Te jetë i gatshëm te punoj me afate te caktuara;
  • Të ketë aftësi koordinimi, komunikimi dhe prezantimi të ideve;
  • I/e aftë të punojë në ekip dhe në mënyrë të pavarur;
  • Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Krijimi i dizajnëve për aktivitete të ndryshme të marketingut (broshurave, fletushkave, posterëve) në përputhje me mesazhin e ofertës (kampanjës) si dhe çdo element që lidhet me identitetin vizual të kompanis;
  • Propozimi i ideve të reja kreative të promovimit të produkteve të cilat i ofron kompania;
  • Paraqet në mënyrë ilustrative konceptet dhe dizajnet e materialeve të kërkuara;
  • Të i përmbahet afateve kohore të paracaktuara për realizimin e projekteve;
  • Të punojë në ekip me departamentin e marketingut dhe departamentet tjera përkatëse;
  • Kuptim bazik ne menaxhimin e rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn);
  • Detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.

Kërkesat për Animator/e janë:

2D/3D Animator/e

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Animimi dhe dizajnimi i 2D/3D modeleve, prapavijave, seteve, karakterve, objekteve, hapësirave, siglave, shpicave dhe kërkesave të tjera, në aftatet e caktuara të prodhimit;
  • Puna me softverë si 3D Studio Max, Maya, Cinema 4D, After Effects, Photoshop, Illustrator, Final Cut Pro, softverë të tjerë për montazh, ose ekuivalent për 2D/3D.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Të jetë i/e diplomuar ne drejtimet: Komunikim vizuel, Dizajn Grafik;
  • Të ketë 2 deri 3 vjet pervojë në fushën e dizajnit;
  • Protofilio të pasur me punët e tij/saj deri më tani;
  • Të jetë i aftë të punojë me Photoshop dhe Illustrator;
  • Letër Motivuese;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;

Vërejtje : Vendi i punës: Prishtinë, në Selinë e “Devolli Logistic System” Zona Industriale.

Procedura e aplikimit:

Për të aplikuar për këto mundësi punësimi, bashkëngjitni CV-në tuaj dhe dergoni në email:

info@dls-ks.com

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 03 korrik 2020.

Shikime 2183
Kategoria Art & Dizajn
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC