Trafiku Urban

Zyrtar për TI (Teknologji Informative)

	 	 

K  O  N  K  U  R  S

Pozita e punës: Zyrtar për TI (Teknologji Informative), 1 pozitë;

Kohëzgjatja e kontratës: 1 vite, me mundësi vazhdimi;

Orari i punës: Orar i plotë i punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kujdeset për funksionin e të gjitha pajisjeve të teknologjisë informative për të krijuar një sistem funksional ne përputhje me nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjes.
  • Përgatitja e kërkesave të shfrytëzueseve dhe specifikacioneve tjera teknike;
  • Bën montimin e pajisjeve të teknologjisë informative përfshirë kompjuter, printer, skaner dhe pajisje tjera;
  • Mbikëqyrë rrjetin e internetit dhe wireless-it, bën shpërndarje të kohë pas kohëshme të rrjetit sipas nevojave të paraqitura.
  • Sipas nevojës bën edhe formatizimet e PC-ve
  • Ndihmon personelin e ndërmarrjes në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative.
  • Instalon kompjuterët me sisteme operative Windows, Office dhe softuer tjetër sipas nevojës duke u kujdesur për ruajtjen e shënimeve;
  • Ndihmon në rregullimin dhe monitorimin e masave përforcuese të programeve softuerike dhe shërbimet ndihmëse.
  • Për sistemin informativ të qarkullimit të autobusëve në pritoret (stacione e vendosura nga komuna, kujdeset që sistemi të funksionoj mirë dhe viziton pikat e pritoreve duke monitoruar funksionimin e sistemit.
  • Për punën e tij i përgjigjet Kryeshefit Ekzekutiv.

Përgatitja profesionale:

- Diplomë Universitare - Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Teknologji Informative, ose diplome tjetër të drejtimeve përkatëse.

- Përvojë punë profesionale 3 vite;

Shkathtësitë të tjera:

- Mirëmbajtje të kamerave;

- Help desk support;

- Mirëmbajtje e printerëve;

- Njohuri të shkëlqyera me Windows;

- Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit.

- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave

  profesionale.

- Njohuri të mira të programeve kompjuterike;

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidati/ja, duhet t`i dorëzoj këto dokumente në formë të skanuar në email: punesimi@trafikurban-pr.com

  1. Aplikacioni për punësim shkarkohet nga web-faqja Trafiku Urban Prishtinë

https://trafikurban-pr.com/konkurse-pune/15/aplikacioni-per-pune

  1. Dëshmi mbi shkollimin.
  2. Kopja e letërnjoftimit.
  3. Certifikata tjera (përparësi).
  4. Dëshmi mbi përvojës së punës;
  • Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.

Informata të përgjithshme:

-Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët pa dallim.

-Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.

-Testimi me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas ligjit.

Mënyra e Aplikimit:

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes emailit : punesimi@trafikurban-pr.com

Konkursi është i hapur nga data 19.06.2020  dhe përfundon më datë 06.07.2020 në ora 24:00

Për informata rreth konkursit mund te telefononi në 045 10 11 33, ditëve te punës 08:00 – 16:00.

Vërejtje: Dokumentet e pa kompletuara, të pa skanuara dhe të pa nënshkruara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen.

Shikime 4083
Kategoria Informatikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC