Albi Shopping

Arkatare në market (15), Shitëse në market (15)

	 	 

Albi Shopping me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi Shopping kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:

Arkatare në market (15 vende pune)

Shitëse në market (15 vende pune)

Lokacioni: Prishtinë– Fushë Kosovë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Kryen të gjitha pagesat e konsumatorit me para të gatshme dhe transaksione me kartela bankare,
  • Përgjegjëse për arkën e përcaktuar,
  • Bënë barazimin ditor të arkës dhe dorëzimin e saj,
  • Përkujteset për sektorin e caktuar, menaxhon raftet (vendosjen dhe largimin e artikujve) sipas standardeve të kompanisë,
  • Përkujteset për kualitetin e artikujve, përkatsisht afatet e skadencës,
  • Përgjegjëse për mirëmbajtjen e higjienës në sektorin e caktuar dhe ndihmon kolegët,
  • Informimi i vazhdueshëm tek menaxheri rreth afateve të artikujve dhe sasisë së tyre,
  • Shërben dhe ndihmon konsumatorët për të përmbushur nevojat e tyre,
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura, performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme,
  • Të ketë përvojë në arkë/shitje,
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi, kuptimi i klientit,
  • Të jetë energjike, aftësi të punës nën stres, dhe me vetë inciativë.
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese
duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: hr@albicenter.com

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 7322
Kategoria Shitje
Skadon 6 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC