Bakalli Metal

Teknik të Kontabilitetit

	 	 

Bakalli Metal rradhitët si kompani udhëheqëse në përpunimin e metalit në Kosovë. Në strategjinë e vet kompania “Bakalli Metal” ka shumë  prodhime, në prodhimet e veta përdorë material të kualitetit të lartë, e dizajne moderne.  Më këtë strategji të punëve, prodhimet e kompanisë “Bakalli Metal” gjithëashtu eksportohen edhe jashtë vendit drejtë vendeve perendimore dhe tashmë kompania është ranguar lartë në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar. Bakalli Metal për momentin dëshiron të zgjerojë stafin e tyre dhe kërkon Teknik të Kontabilitetit.

PËRGATITJA DHE SHKATHTËSITË PROFESIONALE:

  • Te ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit (përparësi);
  • Shkathtësi të larta në përdorimin e moduleve të MS Office (Word dhe Excel) dhe në përgjithësi në punët me numra;
  • Fakulteti Ekonomik, drejtimi kontabilitet apo banka dhe financa (e preferuar);
  • Përvojë pune relevante në kontabilitet dhe financa (ose pjesëmarrës në trajnime: praktika në kontabilitet).

PUNËT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Nën mbikëqyrjen direkte të drejtorit të kompanisë, do të kryej këto detyra:

  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
  • Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë  faturat e blerjes, kalkulimi i DUD-ve, faturat e shpenzimeve sipas kategorive, regjistrat e pagave;
  • Përgatit dhe analizon harmonizimet e transaksioneve bankare;
  • Barazimi i llogarive të stoqeve me kontabilitetin financiar;
  • Regjistrimin e stoqeve ne depo dhe percjellja e tyre ne baza ditore
  • Kryerja e punëve të tjera nga lëmi i kontabilitetit, financave ose punëve tjera administrative sipas kërkesës së Kontabilistit kryesor;

Shënim: Kandidatët preferohet të jenë banorë të regjionit të Pejës, për arsye se vendi i punës do të jetë në Pejë.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një CV në adresën elektronike: Bakallimetal@gmail.com apo gramos.zeka@gmail.com.

Aplikacionet pranohen në formë elektronike dhe jo më larg se 19 Korrik 2020, ora 16:00. Ku vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

 

Shikime 2061
Kategoria Kontabilitet
Skadon 6 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC