Glam Radio

Zyrtar/e i Shitjes dhe Marrëdhënieve me klientë

	 	 

Përshkrim i postit të punës

Titulli i pozitës: “Zyrtar/e i Shitjes dhe Marrëdhënieve me klientë”

I raporton: Drejtuesit të Radios

Përshkrim i shkurtër i pozitës

Zyrtari/e i Shitjes dhe Marrëdhënieve me klientë është personi përgjegjës për gjenerimin e të ardhurave të Radios nga shitjet e reklamave dhe sponsorizimet. Kjo pozitë kryesisht përfshin shitjen e përfitimeve të Radio si një medium reklamimi.

Detyra dhe përgjegjësi:

  • Udhëheq dhe arrin objektivat e përcaktuara sipas planit të punës nga Shitja;
  • Përmirëson dhe zhvillon strategjinë e shitjes dhe marketingut të Radios duke u siguruar që të maksimizojë mundësitë e shitjeve;
  • Hulumton bizneset/klientët potencialë për reklamim në Radio;
  • Negocion çmimet me klientët potencial dhe mbyllë procesin e shitjes me ta;
  • Analizon trendet e tregut dhe rekomandon ndryshime dhe zhvillime të Shitjes në Radio;
  • Përcjellë aktivitetet e Marketingut të bizneseve dhe siguron përshtatje me strategjinë e Reklamimit në Radio;
  • Sigurohet që brendet reklamuese të jenë gjithnjë në përputhje me standardet e Radios;
  • Mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e Radios me klientët duke u siguruar që janë të kënaqur me produktet dhe shërbimet e Radios dhe ofron plotësimin e nevojave të tyre;
  • Përcjellë tabelën e klientëve në përputhje me kontratën mes tyre dhe Radios, duke u siguruar që klientët janë faturuar me kohë, kanë pranuar faturën, dhe kanë kryer pagesën sipas afateve
  • Bashkëpunon ngushtë me drejtuesit e Radios në arritjen e targeteve të shitjes si dhe me ekipin e Shitjes dhe Deskun në teknikat e shitjes, dhënien e këshillave, punimin e pakove, etj
  • Organizon Sektorin e Shitjes që të marrin pjesë në panaire dhe aktivitete relevante të industrisë
  • Mbron vlerën e Radios duke ruajtur informacionin konfidencial

Kriteret

  • Të ketë përvojë të ngjajshme paraprake, e preferueshme përvoja e punës në media/agjensi marketingu apo udhëheqje të sektorëve të marketingut
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe hulumtimi
  • Të ketë fleksibilitet në oraret e punës
  • E preferueshme njohja e gjuhës angleze
  • Patent Shofer të kategorisë B

Të gjithë të interesuarit të cilët plotësojnë kushtet sipas këtij konkursi, të dergojnë CV-të e tyre në email adresën: hr@rehoxgroup.com

Afati për aplikim: 16 Qershor 2020

Shikime 3993
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC