Down Syndrome Kosova

Ftesë për Ofertë

	 	 

Informatë mbi Shoqatën

Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga prindër të personave  me sindromën Down (SD).  DSK është regjistruar  me 5 Prill 2007, me  Numër Regjistrimi; 5111389-6 dhe Nr. Fiskal: 600279485. DSK është organizatë nacionale e komunitetit  e shtrirë me shërbimet e veta në katër  (4 ) zona rajonale të vendit; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.

Deri më tani Shoqata ka arritur të mobilizoj komunitetin që numëron mbi 980 familje të anëtarëve të komunitetit, për të organizuar nisma mbi promovimin dhe realizimin  e të drejtave te barabarata  të personave me sindromën Down  dhe ne pergjithësi te personave  me aftësi të kufizuar.

DSK ka punuar dhe vazhdon te punojë fuqishëm në mbrojtje dhe realizim te te drejtave te personave me sindromën Down, deri me tani ka inicuar  nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërsëdrejti nevojat dhe interesat e komunitetit të PAK-ve cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror, disa nga nismat si:

  • Iniciues i iniciativës avokuese mbi politikat e Arsimit gjithëpërfshirës- Plani Strategjikë i organizimit të arsimit gjithëpërfshirës 2010-2015.
  • Avokim të suksesshme për transparencë dhe llogaridhënien mbi fondin për trajtim mjekësor jashtë vendit ( Mars 2010- Mars 2011, financuar nga USAID)
  • Iniciues për hartimin e ligjit gjithëpërfshirës, ligj i cili synon te trajtoje ne menyre te barabarte te gjithë personat me aftësi te kufizuar (2016-2019 ne proces)
  • Hartimin e platformes se perbashket me  shoqatat e PAK-ve, pjesemarrje direkte ne hartimin e strategjise nacionale per personat me aftesi te kufizuar 2013-2023 si dhe dokumenteve te tjera shteterore etj.
  • Prodhim te materialeve te ndryshme si, manuale, fletushka, broshura, video dokumentar, te cilat kane kontribouar ne ngritjen e vetedijes te qytetareve ne pergjithesi si  dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale te institucioneve edukativo –arsimore dhe shendetesore, organizimin e trajnimeve  te vazhdushme qe kane ndikim direkt ne ngritjen e e kapaciteteve te edukatoreve, mesimdheneseve dhe profesionisteve te tjere, organizim te trajnimeve per student, vullnetare, etj.

Shoqata Down Syndrome Kosova është anëtare me të drejta të plota në Down  Syndrome International (DSI),  European Down Syndrome Assiociation(EDSA), Down  Syndrome Interest Medical Group (DSIMG), Caravan, anëtare ne në Shoqatën Europiane e Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara (EASPD)  si dhe ; Bashkëthemelues dhe anetare ne  Forumin  Kosovar të PAK-ve bashkëthemelues i koalicionit te OJQ_ve për iniciativa qytetare-CMB dhe FDI, bashkëthemelues te Koalicionit për arsimin gjithëpërfshirës te Kosovës-KAGJK, bashkëpunim partneriteti me Qendrën Rehabilituese dhe trajnuese –Down  Syndrome Centar Pula, Kroaci, Partneritet me Down  Syndrome Association of UK, anëtarësim ne rrjetin e koalicione European Coalition for Comunity Living-ECCL, etj.

     Profili i DSK-es

    Vlerat e Organizatës

Shprehin besimin e komunitetit mbi potencialin e madhe  dhe dëshirën e personave me sindromën Down për përfshirje dhe integrimin e tyre të plotë dhe të sigurt në shoqëri.  

DSK, është kundër etiketimeve dhe termave që përdoren në opinion për personat me sindromën Down. Gjithmonë veproni për personat me sindromën  Down duke i thirrur në  emrin e tij apo asaj, ose kur të përshkruani personin, fëmijën, apo te riun, referohuni si: person  me sindromën Down apo me termin shkencor Trisomi 21.

Vizioni

Një shoqëri ku respektohet diverziteti njerëzor dhe personat me sindromën Down kanë mundësi te barabartë dhe mund te realizojnë potencialin e tyre.

Misioni:

Promovimin, respektimin  dhe mbrojtjen  e të drejtave te personave me sindromën Down në Kosovë  dhe familjareve te tyre.

Objektivat Strategjike :

1 Avokimi për realizimin e të drejtave të personave me SD.

2.Zhvillimi i kapaciteteve të DSK-së për ofrimin e shërbimeve të qëndrueshëm.

3.Zhvillimi i programeve të  ndërrmarësisë sociale në kuadër të DSK-ës.

Përshkrim i projektit:

Down Syndrome Kosova është duke implementuar projektin “Arsimimi Profesional dhe Punësimi në Raport me Aftësinë e Kufizuar në Kosovë”. Projekti ka për qëllim të rritsë mundësitë dhe të avokojë drejtë mundësive të barabarata për arsim profesional dhe punësim te personave me aftësi të kufizuara. Rrjedhimisht ky projekt ka për qëllim që të trajtojë këtë problematikë, përmes ngritjes së cilësisë së Aftësimit Profesional si dhe fuqizimin e mekanizmave insititucional përgjëgjes për implementimin e kornizës ligjore për punësim e PAK. Në këtë mënyrë synohet krijmi i kushtëve të përshtatëshme për Arsimin Profesional për nxënësit me aftësi të kufizuar, si dhe barazimi i mundësive për punësim të këtyre të fundit.

Në kuadër të këtij projekti, Down Syndrome Kosova do të organizoj një punëtori dy ditore si dhe një konference, prandaj me këtë rast ne ju bëjmë ftesë për ofertë sipas specifikave në vijim:

  1. SALLE TRAJNIMI

Sallë trajnimi e cila ka kapacitet për 15-20 persona

Ofrimi i kafes (2 kafe) për pjesëmarrës gjatë pauzave

Dreka për pjesëmarrës  ju lutem të bashkangjisni menynë të cilën e ofroni)

Salla duhet të ketë ndricim të mirë dhe të ketë qetësi

  1. SALLE PER KONFERENCE

Sallë për konferenca, prezentime, aktivitete të ndryshme e cila ka kapacitet për 50-150 persona

Ofrimi I ujit (2 shishe të vogla) për pjesëmarrës gjatë konferencës dhe 1 gjatë drekes/darke

Ofrimi I kafes (2 kafe) për pjesëmarrës gjatë pauzave

Dreka/darka për pjesëmarrës (ju lutem të bashkangjisni menynë të cilën e ofroni)

Salla duhet të ketë ndricim të mirë dhe të ketë qetësi

Dokumentet e nevojshme:

Certifikata e NUI/ nr. Fiskal

Cmimet e kuotuara në euro pa tvsh

Oferta financiare e ndarë me cmime për: sallë, ujë, kafe dhe drekë

Dokumentet e kërkuara luteni t’i dërgoni në adresën elektronike në e-mail adresën info@downsyndromekosova.org, ose në formë fizike përmes postës me mbishkrimin aplikim për ofertë për shfrytëzim të sallës Down Syndrome Kosova, adresa: Perandori Justinian deri më 16 qershor 2020.

Ky projekt mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC’

Shikime 1129
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC