Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioner të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

	 	 

KONKURS - Për zgjedhjen Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit  60 të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, shpall:

KONKURS

Për zgjedhjen Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi                                                                           

Funksioni i Komisionerit:

Komisionari është udhëheqësi i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, e cila  është autoritet i pavarur, përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjes në dokumente dhe informacione publike. Komisionari zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat 5 (pesë) vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat shtesë

Kriteret e përzgjedhjes:

Kandidatët për komisionar duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë diplomë universitare në njërën nga këto fusha: juridik, administratë publike apo marrëdhënie ndërkombëtare;
  • Të kenë, së paku,  8 (tetë) vite përvojë pune profesionale, nga të cilat, së paku,5 (pesë) vite përvojë në pozita udhëheqëse;
  • Të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale apo të mos ketë pasur aktakuzë gjatë pesë  viteve të fundit.
  • Të kenë integritet të lartë moral dhe profesional;
  • Të kenë përvojë dhe njohuri të dalluara në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
  • Të mos jenë larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore;
  • Të mos kenë ushtruar asnjë funksion në parti politike gjatë 5 (pesë)  viteve të fundit.
  • Nuk duhen të jenë deputetë të Kuvendit në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që i zgjedhin ata, apo të kenë qenë anëtarë të kabinetit qeveritar në mandatin e fundit.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale; (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
  • Letra motivuese;
  • Biografi (CV );
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës (duke bashkangjitur edhe raportin nga Trusti pensional);
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale me vendim te formës se prerë si dhe të mos ketë pasur aktakuzë gjatë pesë (5) viteve të fundit.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  09.06.2020,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

Me e-mail: personeli.krk@assembly-kosova.org

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe  (0) 44 567 - 041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

DOKUMENTI I APLIKIMIT

Shikime 1427
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC