NewCo Ferronikeli Complex

Saldues dhe Agjystator

	 	 

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe
programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.
Pozicioni: Saldues dhe Agjystator
Departamenti: Mirëmbajtje
Kohëzgjatja e Kontrates: 2 Muaj
Lokacioni: Drenas, Kosovë
Përmbledhja e Pozicionit:
Është përgjigjës për kryerje profesionale sipas rregullave dhe standardeve të saldimit në aspektin e kualitetit, realizimit sa më efektiv të orarit të punës, për zbatimin e urdhëresave dhe akteve normative që kanë të bëjnë me sigurinë në punë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është i obliguar që t`i kryej punët në kohë dhe kualitet të lartë në përputhje me rregullat dhe udhëzimet në lëmin e teknologjisë së saldimit
  • Vlerëson pajisjet, strukturat, materialet dhe specifikimet e punës për pozicionet dhe metodat e duhura të saldimit
  • Bën kontrollim të rregullt të paisjeve makinerike sipas planit të aprovuar nga Udhëheqësi
  • Vendos dhe operon një shumëllojshmëri të pajisjeve të saldimit
  • Planifikon punën, sekuencat e operacioneve të saldimit, ndjek vizatimet dhe skicat
  • Monitoron cilësinë e punës në të gjitha fazat e saldimit, duke bërë kontrolle dimensionale dhe vizuale dhe duke bërë teste
  • Gjatë realizimit të punëve duhet të kujdeset për sigurimin e vendit të punës, të jetë i përgatitur me mjete dhe vegla të punës ashtu që puna të kryhet me sukses në çdo aspekt
  • Sipas nevojes kryen edhe detyra tjera shtesë sipas kërkesës së udhëheqësit

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diploma e shkollës së mesme ose kualifikimi ekuivalent
  • Çertifikatë e vlefshme për saldim nga një institucion i akredituar
  • Përvojë minimale 2 vjeçare
  • Njohuri të shkëlqyera për makinat e saldimit
  • Aftësia për të lexuar dhe interpretuar skemat përkatëse
  • Vëmendje e jashtëzakonshme ndaj detajeve.

Kushtet e punës:
NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 10/06/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Saldues dhe Axhystator

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 939
Kategoria Të tjera
Skadon 12 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC