Ministria e Shëndetësisë

Vende të lira të punës

	 	 

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA

QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA / GOVERMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E SHËNDETËSISË / MINISTARSTVA ZDRAVSTVA / MINISTRY OF HEALTH

Bazuar në nenin 8 të  Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Shëndetësisë shpallë Konkurs Publik:

SHPALLJA E KONKURSIT

Institucioni:                                       Ministria e Shëndetësisë

Titulli i vendit të punës:   Mjek (1) në Njësinë Shëndetësore të Burgut në Dubravë, me kohë të pa caktuar, orientimi mjekësi familjare ose psikiatri;

Kategoria funksionale/Paga:           H – 628  -  (628.00 euro)

Raporton te:                                      Udhëheqësi i Njësisë Shëndetësore në Burg

Orari i punës:                                    Orar të plotë (40 orë në javë)

Kohëzgjatja e Kontratës:                 Me kohë të pa caktuar 

Nr. i Referencës:                               MSh-11/05/2020 _________________________________________________________________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit.
  2. Të bashkëpunojë me stafin dhe menaxheret e  institucionit.
  3. Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e institucionit si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.
  4. Mbikëqyret dhe i raporton Udhëheqësit te Departamentit Shëndetësor te Burgjeve.
  5. Të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejt për shëndetin e të gjithë pacientëve të tij pa dallim.
  6. Të jetë përgjegjës për kushtet e jetesës për pacientët e tij në aspektin shëndetësor si:
  • uji – kualiteti dhe kuantiteti
  • ushqimi – kualiteti dhe kaloritë
  • higjiena personale dhe kolektive
  • shëndeti mental
  • ambienti dhe kushtet e jetesës
  • respektimi i të drejtave të njeriut
  • Ruajtja e konfidencialitetit dhe ofrimi i kushteve për trajtim konfidencial.
  1. Të jetë përgjegjës për aplikimin e standardeve optimale shëndetësore si:
  • stafin e mjaftueshëm dhe profesional
  • barërat adekuate dhe me afat
  • shpërndarja e barërave me kohë dhe e rregullt
  • mundësimin e vizitave të pacientëve sipas prioriteteve të përcaktuara
  • intervenimet me kohë në rastet urgjente
  • dërgimet jashtë institucionit për trajtim adekuat kur nuk ka kushte dhe mundësi brenda institucionit
  • orarin dhe respektimin e orarit nga punëtorët e tij
  1. Të jetë përgjegjës i drejtpërdrejtë për furnizimin adekuat dhe me kohë më barëra dhe pajisje tjera mjekësore
  2. Të jetë mbrojtës, mbikëqyrës dhe reprezentues i denjë i stafit të tij
  3. Të përgjigjet me profesionalizëm dhe përgjegjësi kërkesave dhe sfidave të reja që i paraqitën si dhe të jetë praktik në punë, po ashtu të marrë përgjegjësin për shpërndarjen adekuate dhe të mjaftueshme të stafit
  4. Të jetë veçmas në raport të mirë me drejtorinë e institucionit.
  5. Të ketë nën mbikëqyrje ne aspektin profesional dhe higjienike sanitare të gjitha pjesët përbërëse të institucionit.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare në Mjekësi të Përgjithshme.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Licenca e punës;
  • E preferueshme përvoja profesionale dhe specializimet.
  • Te ketë aftësi menaxhuese dhe komunikuese.

II.

Institucioni:                            Ministria e Shëndetësisë

Titulli i punës:                              Psikiatër (1) pozitë në Burgun e Smrekovnicës dhe Gerdovcit

Orari i punës:                               40 orë në javë (orar të plotë)

Kategoria funksionale/Grada:    H – 659/1

Nëpunësi mbikëqyrës:                 Mjekut përgjegjës te burgut

Kohëzgjatja:                                 Me kohë të pacaktuar

Vendi:                                          Burgu i Smrekovnicës dhe Gerdovcit_________________________________

Detyrat dhe përgjegjësitë e psikiatrit  në NJSHB:

  1. Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit.
  2. Të bashkëpunojë me stafin punues dhe drejtues të institucionit.
  3. Të respektojë specifikat e institucionit si: rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.
  4. I jep këshilla profesionale Udhëheqësit të NjShB - së  dhe raporton tek ai.
  5. Çdo raportim dhe çdo veprim që del jashtë suazave të kompetencave të tij, duhet të shkojë përmes Udhëheqësit të NjShB - së.
  6. Të jetë përgjegjës për punën e vetë në institucion si dhe për grupin specifik të pacientëve që janë nën përgjegjësinë e tij pa diskriminim.
  7. Të respektojë, aq sa është e mundur listën e barërave që posedon institucioni.
  8. Të bëjë përpjekje aktive dhe të vazhdueshme për avancimin profesional dhe organizativ të punës në institucion dhe menaxhimin e rasteve me probleme të natyrës psikike.
  9. Çdo herë dhe pa ndërprerje gjatë punës të bëjë trajnimin e vazhdueshëm të stafit të mesëm (infermiereve dhe stafit tjetër), stafit korrektues për të reduktuar rastet që kanë predispozita për vetëvrasje apo vetëlëndime.
  10. Vendimet dhe aktivitetet e tij mos të jenë në kundërshtim me rregullat e institucionit në përgjithësi.
  11. Të gjitha raportet dhe evidencat ti bëjë me shkrim dhe me kohë.
  12. Të bëjë raporte psikiatrike për pacientët që kanë nevojë.
  13. Të jetë në thirrje për çdo konsulltim eventual në raport me pacientët psikiatrik.
  14. Të jetë në gatishmëri në thirrje dhe për të shkuar në çdo kohë sipas kërkesave të institucionit;
  15. Të respektoj orarin dhe kërkesat për punë në institucion.
  16. Të organizoj trajtim, rehabilitim dhe terapi okupuese në burgje ku punon.
  17. Të jetë përgjegjës për shëndetin mendor të institucionit ku punon.
  18. Të bashkëpunoj me psikologun e NjShB - së për rastet specifike te punët e përbashkëta.
  19. Çdo mosmarrëveshje mund të zgjidhet në bisedë me Udhëheqësin e NjShB - së.
  20. Të jetë i gatshëm për detyra tjera shtesë në rrethana specifike sipas nevojës dhe kërkesës

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale, bazuar në specifikat e institucionit :

  1. Të jetë specialist i psikiatrisë.
  2. E preferueshme përvoja në psikiatri dhe institucione korrektuese
  3. Te ketë aftësi menaxheriale dhe komunikuese.

III.

Institucioni:        Ministria e Shëndetësisë 

Departamenti:    Departamenti Shëndetësor i Burgjeve        

Titulli i punës:    Infermierë, në NJSHB: katër (4) pozita në NJSHB - Dubravë, me afat të pa caktuar; Një (1)

pozitë në NJSHB në Mitrovice, me afat të pa caktuar;

Orari i punës:     Orar të plotë) 40 orë në javë

Koeficienti:         H – 471/1

Mbikëqyrësi:       Kryeinfermieri i NJSHB-së

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit.
  2. Të bashkëpunojë me stafin dhe menaxheret e  institucionit.
  3. Të respektojë hierarkinë dhe specifikat e institucionit si; rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.
  4. Mbikëqyret dhe i raporton Kryeinfermierit te burgut.
  5. Të jetë e kujdesshme me evidencimin e çdo aktiviteti të zhvilluar në institucion gjatë ndërrimit të tij/saj. Dosjet ti ruaj  me kujdes dhe ti vendos  në vendin e vet.
  6. Të lexojë me kujdes rekomandimet e mjekut dhe ti aplikojë me përpikëri.
  7. Të bëjë triazhën e pacientëve në mënyrë të drejtë dhe profesionale pa dallime dhe sipas kritereve të njohura dhe të përshtatshme për institucion.
  8. Të bëjë shpërndarjen e terapisë me kujdes dhe në mënyrë precize sipas përshkrimeve dhe vazhdimisht të mbajë evidencë për marrje ose mosmarrje të terapisë.
  9. Të jetë syri dhe dora e mjekut në kontakt me pacientin ( të përcjell gjendjen shëndetësore dhe ndikimin e terapisë si dhe aspektin psikologjik dhe ndryshimet në këtë drejtim).
  10. Të kryej të gjitha shërbimet e parapara me rutinë ose që i urdhërohen nga kryeinfermieri ose  mjeku përgjegjës i burgut si dhe të jetë në gjendje të reagojë në mënyrë profesionale gjatë sfidave të reja dhe të pa parapara.
  11. Të informojë përgjegjësin e vetë për të gjitha aktivitetet rutinë dhe jo rutine  që ndodhin gjatë ndërrimit dhe atë me shkrim.
  12. Asnjëherë mos të mungojë në punë për çfarëdo arsyeje pa e informuar përgjegjësin e vet për shkak të specifikës së punës si dhe çdo herë të jetë i mundur komunikimi me të në rast nevoje.
  13. Të jetë në gjendje të aplikojë të gjitha të arriturat më bashkëkohore të mjekësisë në përputhje me shkallën e profesionale  njëjtë si në sistemin shëndetësor civil.
  14. Vazhdimisht të aftësohet në aspektin profesional në raport me zhvillimet në mjekësi dhe të marrë pjesë në mënyrë të obliguar në trajnimet e organizuara në institucion dhe jashtë tij.
  15. Të punoj në ndërrime, duke përfshirë edhe ndërrimin e natës, gjatë festave dhe vikendeve sipas orarit.
  16. Të jetë i gatshëm që të punoj edhe jashtë orarit në rast të krizave dhe nevojave të jashtëzakonshme  të burgut.
  17. Asnjëherë mos ta lëshoj vendin e punës para se ti vijë zëvendësimi adekuat.
  18. Çdo mosmarrëveshje dhe raportim ta kryejë përmes kryeinfermierit dhe mjekut përgjegjës të burgut.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • E domosdoshme përgatitja shkollore për infermieri;
  • Licenca për punë, valide;
  • Së paku gjashtë muaj përvoje pune profesionale, e dëshmuar.
  • Të ketë aftësi profesionale dhe komunikuese.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Data e publikimit dhe mbylljes së konkursit: nga 20.05.2020 deri 03.06.2020

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Shikime 2528
Kategoria Shëndetësi
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC