Pozitë e Hapur: Praktikant/e

A jeni një ekonomist/e feminist/e? A dëshironi të punoni me politika ekonomike nga një perspektivë gjinore? A jeni të interesuar të punoni me Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor?

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të hapur për Praktikant/e.

Kandidatët e suksesshëm, të cilët duhet:

  • Të kenë njohuri me financa dhe politika fiskale;
  • Të kenë marrë pjesë në module si Financa Publike, Statistika, Mikroekonomi dhe Makroekonomi;
  • Të jenë të mirë me përpilim të dhënash cilësore në Excel;
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze;
  • Të kenë interes për shkrimin dhe përgatitjen e materialeve në lidhje me Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGj);
  • Të posedojnë shkathtësi në komunikim dhe punë ekipore;
  • Të kenë interesim për të kontribuar për ndryshimin dhe zbatimin e politikave ekonomike drejt barazisë gjinore në Kosovë dhe rajon.

Nëse i keni këto aftësi dhe interese, ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe Letrën Motivuesejobs@womensnetwork.org deri me 23 Maj.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, dhe avokimit.

Shikime 4012
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Intern
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC