The North Unicorn

Përgjegjës/e i/e marketit, Ndihmës/e i/e përgjegjësit të marketit, Personel Marketi

	 	 

The North Unicorn/ DEPPO Market  ka hapur pozita të lira pune :

  • Përgjegjës/e i/e marketit
  • Ndihmës/e i/e përgjegjësit të marketit
  • Personel Marketi

Përgjegjës/e i/e marketit, me këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Të jetë përgjegjës për funksionimin e rregullt të marketit në të cilin është duke e administruar;
  • Menaxhimi dhe motivimi i punonjësve në atë mënyrë që të rritet niveli i performancës;
  • Të punojë mbi idetë dhe praktikat që do të rrisin të hyrat dhe performancën e marketit;
  • Përpilimi me kohë dhe saktësi i dokumenteve zyrtare që duhet të mbahen në markete dhe dokumentet e kompanisë.

Ndihmës/e i/e përgjegjësit të marketit, me këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Ofrimi i ndihmës për menaxherin e marketit në të gjitha detyrat e caktuara duke iu përmbajtur qëllimeve (synimeve) të kompanisë;
  • Përgjegjësia kryesore është ndjekja e punëve të përditshme me qëllim drejtimin optimal të marketit;
  • Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet dhe për të siguruar rendiment.

Personel Marketi, me këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Duhet të përmbushen të gjitha detyrat të cilat jepen nga përgjegjësi i dyqanit;
  • Të ketë përgjegjësi rreth funksionimit të rregullt të marketit;
  • Të tregojë përkushtimin e duhur në mënyrë që të gjithë
    klientët të ndahen të kënaqur.

Nëse jeni personi i duhur dhe keni dëshirë të punoni me një kompani e me një staf profesional dhe ndërkombëtar me koncepte inovative, atëherë ju lutem aplikoni këtu: apliko@thenorthunicorn.com duke dergu CV-në tuaj me përvojen paraprake dhe në subject te cekni pozitën qe aplikoni, aplikimet që nuk i përmbushin njoftimet nuk do të mirren parasyshë.

Suksese!

Shikime 2954
Kategoria Të tjera
Skadon 15 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
Koronavirus - Live
184
të infektuar
a
30
të shëruar
a
5
të vdekur
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC