Explore Kosovo

Thirrje për Ofertim

	 	 

THIRRJE PËR OFERTIM
Për krijimin dhe mirëmbajtjen e Ueb-faqes  për kompaninë Explore Kosovo Sh.p.k

Kompania Explore Kosovo me seli në Prishtinë hap thirrje për pranimin e ofertave për krijimin e një uebfaqe.

Kushtet e paracaktuara për kompaninë ofertuese:

  • Duhet të sigurohet domain dhe hosting për një vit;
  • Ueb Faqja duhet të inkorporojë teknologjinë e fundit për dizajnin dhe zhvillimin e ueb faqes, dizajn atraktiv, dinamik dhe të pastër, konform standardeve të përcaktuara nga EW3C;
  • Përmbajtja e faqes duhet të prezantohet nëpërmjet mënyrave të organizuara në mënyrë tematike, ashtu që t'u përgjigjet nevojave të publikut;
  • Ueb faqja duhet të ofroj mundësi të lehtë të gjetjes dhe navigimit të informacionit CSS për ndarje të përmbajtjes dhe bazës së të dhënave si dhe mirëmbajtje të lehtë;
  • Explore Kosovo mban të drejtën për të kërkuar ndryshime apo kombinime të dizajnit dhe mënyrës se si është bërë organizimi i faqes deri sa të arrihet kënaqshmëri me rezultatin dhe plotësohen kushtet e dhëna në këtë specifikacion;
  • Faqja duhet të jetë dinamike dhe të përfshijë module që freskohen automatikisht (lajmet, rubrikat, foto dhe video galeritë, dokumentet, etj). Kompania fituese është e lirë të propozojë alternativa më të mira dhe më moderne;
  • Përparësi do të ketë nëse faqja përmban edhe versionin mobil, lexim të faqes në telefona celularë, smartphones (nuk ka nevojë për aplikacion telefoni);
  • Integrim i mediave sociale dhe teknologjisë së fundit në ueb faqe.
  • Sepcifikacionet e teknologjisë
  • CMS (Content Management System); 
  • Programimi teknologjik i fundit dhe modern;
  • Të përkrah numër të pakufizuar të përdoruesve paralel që informatat të jenë të qasshme nga të gjithë;
  • Të ketë sistem autentifikimi të sigurt që i parandalon kyçjet e paautorizuara dhe i mbron fjalëkalimet;
  • Administrimi i faqes të bëhet përmes protokolit HTTPS / SSL;
  • Sistemi i menaxhimit duhet të ofrojë panel menaxhimi për administratorin;
  • Të ofrojë mundësinë për të shtuar, ndryshuar dhe për të hequr përmbajten (tekstin) e dokumenteve, fotove, etj;
  • Të ketë strukturë shumë-shtresore për organizim të pastërt të zhvillimit dhe mundësi më të shpejtë të ndërrimit.

Siguria dhe mirëmbajtja:

  • Fituesi duhet të ofrojë backup ditor, kontrollim dhe garantim të sigurisë, dhe mbrojtje të ueb faqes nga sulmet eventuale dhe rreziqet e njohura në internet, dhe të ketë kontroll të plotë ta kthejë faqen në gjendjen e mëparshme funksionale; 
  • Databaza e të dhënave duhet të sigurohet ndaj ndërhyrjeve joligjore;
  • Duhet të sigurojë ndihmë teknike brenda ditës dhe sipas nevojës; 
  • Në rast të mosfunksionimit të ueb aplikacioneve apo ueb faqes, fituesi është përgjegjës në zgjidhjen e problemit brenda një kohe të shkurtër kohore, respektivish brenda ditës;
  • Në rast të pengesave brenda ueb faqes, ato duhet të identifikohen dhe të zgjidhen nga krijuesi i saj;

Ueb-aplikacionet e kërkuara:

  • Duhet të ketë aplikacion për të bërë ndryshime në ueb faqe dhe nën-faqe;
  • Duhet të ketë sistem për të shtuar dokumente të ndryshme në ueb faqe (Video, Audio, Fotografi, Dosje/Fajla/Dokumenta (ex. Word, Excel, PDF, etc)
  • Duhet të ketë Aplikacion për menaxhim të linqeve;
  • Ofertuesi do të marrë përgjegjësinë dhe të garantojë që ose është pronar i programeve dhe veprave të tjera autoriale ose kushtet e licencimit apo nën licencimit lejojnë përdorimin e veprës për nevoja komerciale;

 Të tjera:

  • Kompania fituese duhet të trajnojë stafin e Explore Kosovo në plotësimin dhe përditësimin e të dhënave në ueb-faqe

Kriteret e perzgjedhjes

Gjatë shqyrtimit të ofertave, Explore Kosovo do të ketë për bazë këto kritere të përzgjedhjes:

  • Çmimi i volitshëm,
  • Përvoja e kompanisë në këtë fushëveprim
  • Stafi permanent dhe bashkëpunëtorët e jashtëm
  • Referencat nga klientët (opsionale).

Aplikimi:

Ju lutem dërgoni ofertën tuaj financiare në email adresën info.explorekosovo@gmail.com dhe shkruani në subject “Ofertë për krijimin e ueb-faqes – emri i kompanise tuaj”, më së largu deri më 3 prill 2020, në orën 16:00. Aplikacionet që vijnë pas këtij afati dhe ato që nuk i përmbajnë dokumentet relevante, nuk do të konsiderohen. Bashkë me ofertën tuaj financiare, ju lutem bashkëngjitni edhe këto dokumente: certifikata e regjistrimit të biznesit, certifikata e numrit fiskal, certifikata e TVSh-së (kompanite që janë deklaruese të TVSH-së), dëshmi të shërbimeve të ngjashme të më hershme (dizajn, krijim,mirëmbajtje etj)

Pas vlerësimit fillestar të ofertave, Explore Kosovo rezervon të drejtën të kërkojë dokumente (dëshmi) shtesë nga kompanitë nëse e vlerëson të nevojshme. Explore Kosovo rezervon të drejtën për të negociuar ofertën financiare.

Formulari pr ofertn

 

Emrtimi

Njjsia

Sasia

Cmimi

Totali

 

 

 

 

 

Totali

 

 

 

 

 

Shikime 1670
Kategoria Informatikë
Skadon Ka skaduar!
Orari
Lokacioni Gjithë Kosovën
Koronavirus - Live
184
të infektuar
a
30
të shëruar
a
5
të vdekur
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC