Explore Kosovo

Udhërrëfyes turistik për të gjithë territorin e Kosovës

	 	 

Explore Kosova është një kompani kosovare që ofron udhëtime me guidë të tematizuara nëpër Kosovë për vizitorë ndërkombëtarë dhe vendorë. Explore Kosovo po kërkon të punësojë dy (2) të rinjë që do të shërbejnë si guida turistike për të gjithë territorin e Kosovës.

Kandidatët e interesuar për këto pozita duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të jenë studentë apo të kenë përfunduar studimet në fushën e historisë, arkeologjisë, gjeografisë, historisë, apo fusha të ngjashme;
  • Të flasin rrjedhshëm gjuhën angleze. Njohja e gjuhës frënge, spanjolle, ose gjermane është përparësi;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Të kenë patentë shofer;
  • Të jenë të gatshëm dhe të aftë të shoqërojnë turistët gjatë vizitave nëpër shtigje malore.

Për kandidatët e përzgjedhur do të jetë obligative ndjekja e një trajnimi për ofrimin e shërbimeve të guidave turistike.  

Angazhimi si guidë turistike ofron orar fleksibil të punës, që është veçanërisht i përshtatshëm për studentët, udhëtime nëpër të gjithë vendin, si dhe mundësi për njohje me njerëz nga kultura të ndryshme.  

Për të aplikuar, ju lutem dorëzoni një CV tuajën dhe një letër motivuese (në letër motivuese duhet të tregoni pse jeni të interesuar për këtë pozitë dhe çfarë mendoni se ju bën kandidatin/en më të përshtatshme për të) në email adresën: info.explorekosovo@gmail.com, më së largu deri më 3 prill 2020, në ora 17:00.

Të gjithë kandidatët do të trajtohen në mënyrë të barabartë gjatë procesit të selektimit, pavarësisht gjinisë, etnisë, racës, orientimit fetar, apo orientimit seksual.

Shikime 1617
Kategoria Turizëm
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjithë Kosovën
Koronavirus - Live
184
të infektuar
a
30
të shëruar
a
5
të vdekur
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC