Appk

Ftesë për ofertë për Furnizim me pajisje dhe mjete pune

	 	 

APPK Header

Ftesë për ofertë

Datë: 20 mars 2020

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK), në kuadër të projektit “Kthimi i Qëndrueshëm i Personave të Riatdhesuar përmes Riintegrimit Socio-Ekonomik (SUREP)”e hap këtë ftesë për ofertë për Furnizim me pajisje dhe mjete pune.

Projekti SUREP realizohet nga Caritasi Zviceran (CaCH) së bashku me dy organizatat partnere: Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK) dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT). Përmes projektit SUREP synojmë  mbështetjen e individëve të cenueshëm dhe familjeve të tyre të riatdhesuar nga Evropa Perëndimore në Kosovë. 

Me qëllim të realizimit të objektivave të projektit SUREP, APPK fton të gjithë Operatorët Ekonomik të kualifikuar të shprehin interesimin e tyre për ofertim për aktivitetin e prokurimit:

Furnizim me pajisje dhe mjete pune bazuar në kërkesat e përfituesve të granteve të projektit SUREP  në bazë të kontratës së Agjensionit të Përkrahjes së Punësimit Kosovë (APPK) dhe Caritas Zvicra (CaCH). 

Pajisjet dhe mjetet për themelues të rijnë të bizneseve në fushat:

  • Pjesa (Llot) 1: Pajisje për Ndërtimtari
    Nën-pjesët (Nën-llotët) I.1, I.2,I.3,I.4,I.5,I.6,I.7,I.8
  • Pjesa (Llot) 2: Pajisje Ondulimi
    Nën-pjesët (Nën-llotët) II.1,II.2,II.3
  • Pjesa (Llot) 3: Pajisje për Bujqësi
    Nën-pjesët (Nën-llotët) III.1,III.2,III.3
  • Pjesa (Llot) 4: Pajisje për Gastronomi
    Nën-pjesët (Nën-llotët) IV,1,IV.2,IV.3,IV.4
  • Pjesa (Llot) 5: Pajisje për Zërim
    Nën-pjesët (Nën-llotët) V.1
  • Pjesa (Llot) 6: Pajisje për Automekanik dhe Pastrim
    Nën-pjesët (Nën-llotët) VI.1,VI.2,VI.3,VI.4
  • Pjesa (Llot) 7: Furnizim me Llaptop
    Nën-pjesët (Nën-llotët) VII.1

Të gjithë Operatorët Ekonomik të interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë, mund të tërheqin dosjen e tenderit dhe specifikimet teknike duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

Dosja e tenderit dhe Specifikat teknike

Bazuar në situatën e krijuar në vend për shkak të virusit COVID-19, dhe masave mbrojtëse të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, aplikimi pranohet vetëm përmes formës elektronik me email dhe të gjithë të interesuarit  duhet të dorëzojnë ofertat e tyre, dhe dokumentet mbështetëse, në kopje elektronike në e-mail: surep@appk.org gjithnjë duke berë CC (kopjuar) mkelmendi@caritas.ch

Sqarimet e dosjes së tenderit dhe specifikimeve teknike  mund të bëhen përmes  e-mail: surep@appk.org gjithnjë duke bërë CC (kopjuar) mkelmendi@caritas.ch

Afati i fundit për pranimin e kërkesave për sqarime është data: 25 mars 2020 ora 14:00.

Ftesa për aplikim mbetet e hapur nga data 20 mars 2020 deri me 31 mars 2020, ndërsa aplikimet pranohen vetëm me datën 30 dhe 31 mars 2020 nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Ofertat e dërguara para ose pas këtij afati nuk konsiderohen valide.

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë
Adresa: Rr Rexhep Krasniqi nr. 59
10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 (0)38 55 41 55
Mob: +383 (0) 44 507 628
Email: surep@appk.org

Shikime 1705
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari
Lokacioni Gjithë Kosovën
Koronavirus - Live
1032
të infektuar
a
789
të shëruar
a
29
të vdekur
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC