Celonis

Technical Support Engineer

	 	 

Bëhuni pjesë e Celonis si Technical Support Engineer

 

Kualifikimi i preferueshëm:

  • Diplomë universitare në fushën e Shkencave Kompjuterike apo kualifikim ekuivalent
  • Së paku 2 vite përvojë pune në Technical Support apo përvojë të ngjashme në Kompani të Software-it
  • Së paku 2 vite përvojë pune të drejtpërdrejtë me klientët në Kompani të Software-it
  • Përvojë pune si Software Developer (do të ishte përparësi)
  • Përvojë pune me data analytics (do të ishte përparësi)
  • Përvojë pune me detyra të menaxhmentit në Kompani të Software-it (do të ishte përparësi)
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit (në shkrim dhe të folur) në Gjuhën Angleze
  • Aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe logjike

 

Përgjegjësitë:

  • Ofron 1st Level Support për shfrytëzuesit duke përdorur Celonis On-Premis dhe produktet Intelligent Business Cloud përgjatë 24/7.
  • Pranon, përzgjedh, mirëmban dhe zgjidh kërkesat e shërbimeve dhe incidenteve sipas procesit të ITSM si dhe udhëzimeve dhe zgjidhjeve të komunikimit organizativ.
  • Përzgjedh incidentet për t’i dorëzuar ato në nivelin e dytë
  • Zbatimi i KPI bazuar ne Marrëveshje të Nivelit të Shërbimeve dhe Marrëveshje të Nivelit Organizativ
  • Bashkëpunimi me klientë bazuar në kanalet e caktuara dhe të preferuara të komunikimit
  • Pjesëmarrje dhe kontribut të vazhdueshëm në përmirësimin e proceseve dhe iniciativë në mbështetje organizative të Celonis

Si të aplikoni?

Duke u bazuar në përgjegjësitë dhe kualifikimet e paraqitura, ju lutem dërgojeni CV në adresën prishtina@celonis.com. Subjekti i e-mailit duhet të jetë: Aplikim për pozitën Technical Support Engineer.

Shpallje të ngjashme do të hapen edhe gjatë javëve në vijim, ju lutem përcillni portalet e punës apo faqen tonë në Facebook.

Për më shumë informata ju lutem na kontaktoni në +383 49 108 103.

Pse është Celonis vendi më atraktiv për punësim?

  • Produkti jonë kryesorë është Intelligent Business Cloud që paraqet veglën më të fuqishme në botë për analizimin, përpunimin dhe transformimin e të gjitha proceseve biznesore të mbështetura nga IT.
  • Ne jemi një kompani e udhëhequr nga teknologjia dhe si e tillë kemi zhvilluar databazën in-memory në C++ për analize të proceseve, framework në Java si dhe librari për komponente në Angular - të gjitha in-house.
  • Kultura e kompanisë tonë përfshinë një staf mendjehapur, pajisje high-end për punë, pije dhe snacks në zyre, të premte argëtuese, organizime jashtë zyres, onboarding në Munich dhe një zyre inovative që përmban këndin e argëtimit, zërimin e avansuar, ventilimin e ajrit dhe gjelbrimin e brendshëm.
  • Kompenzime të larta, employee stock options program dhe sigurimi shëndetësor privat.
  • Për ne është shumë me rëndësi që stafi jonë të ndihet i plotësuar në punë si dhe ta arrijë potencialin maksimal. Prandaj i kushtojmë shumë rëndësi programit tonë path to excellence i cili synon ti avancoj punonjësit në rank më të lartë duke synuar ekselencën.
Shikime 2042
Kategoria Informatikë
Skadon 8 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
Koronavirus - Live
184
të infektuar
a
30
të shëruar
a
5
të vdekur
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC