FeKs Pharma

Përfaqësues mjekësor, Agjent i shitjes, Administratë, Produkt Menaxher

	 	 

FeKs Pharma shpk, është kompani farmaceutike dhe shpërndarës i produkteve farmaceutike që gjendet në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. “FeKs Pharma” është një kompani me rritje  të vazhdueshme-dinamike.

Ne kemi marrëveshje ekskluzive si distributore me kompani ndërkombëtare të njohura për të importuar, promovuar dhe shitur prodhimet e tyre në tregun e Kosovës, por jo vetëm, Ne jemi njohës dhe ekspert i tregut mjekësor në Kosovë duke ofruar trajnime për shitje dhe marketing për stafin e kompanisë FeKs Pharma shpk.

Për aryeje të zgjerimit të aktivitetit biznesor dhe arritjes së qëllimeve, shpall konkurs për plotësimin e këtyre vendeve të lira të punës:

*Përfaqësues mjekësor, (të gjitha qytet e Kosovës)

*Agjent i shitjes, (të gjitha qytet e Kosovës)

*Administratë

*Produkt Menaxher

Kushtet  për pozitën 1:

  •  Diplomë bachelor në shkencat mjekësore; Farmaci, Mjekësi, Stomatologji,Ekonomi.
  •  Të kenë njohuri për produket farmaceutike,
  •  Të kenë njohuri bazike për promovimin dhe marketingun e produkteve farmaceutike,
  •  Të kenë aftësi të larta komunikuese, vetë iniciativë, motivim të lartë për punë, dhe qasje ekipore,
  •  Përvoja në njërën nga kompanitë farmaceutike do të ketë përparësi
  • Të ketë patent shofer.

Kushtet  për pozitën  2 :

  •  Diplomën e shkollës se mesme, drejtimi farmaci, mjekësi e përgjithshme ose diplomë bachelor ekonomi.
  •  Kandidatët duhet të kenë njohuri për teknikat e shitjes, dhe distribuimit
  •  Eksperienca në shitje dhe promovimin e shitjes është përparësi.
  • Diplomë bachelor Njohuri për praktikat e mira të storimit dhe praktikat e mira të distribuimit të produkteve farmaceutike si dhe eksperienca në njërën nga kompanitë farmaceutike lokale do të jenë një përparësi. 
  • Të ketë patent shofer

Kushtet  për pozitën  3 :

  • Diplomë bachelor Ne Ekonomi,Menaxhment,Financa,Juridik.
  • Njohuri të mira ne Fushen e informatikes dhe teknologjisë,
  • Njohja e gjuhes Angleze ose gjuhëve te huaja ka përparsi,
  • Të kenë aftësi të larta komunikuese, vetë iniciativë, motivim të lartë për punë, dhe qasje ekipore,
  • Përvoja e punës në fushën e ngjashme do të ketë përparësi.

Kushtet  për pozitën  4 :

  •  Diplomë bachelor në shkencat mjekësore; Farmaci, Mjekësi, Stomatologji.
  •  Të kenë njohuri për produket farmaceutike,
  •  Të kenë njohuri bazike për promovimin dhe marketingun e produkteve farmaceutike,
  •  Të kenë aftësi të larta komunikuese, vetë iniciativë, motivim të lartë për punë, dhe qasje ekipore,
  •  Përvoja në njërën nga kompanitë farmaceutike do të ketë përparësi
  • Përvojë pune së paku një vjet në pozitë të ngjashme
  • Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, Internet etj)
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo ne grup
  • Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibiliteti
  • Të ketë patent shofer.

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-ne me foto dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja ne email adresen:  info@fekspharma.com , www.fekspharma.com tel: 049 188 300.

Vetëm Cv-te e kompletuara do analizohen,Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Afati i fundit për aplikim është më datën: 10.03.2020, ora 16:00.

Shikime 2730
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjithë Kosovën
Koronavirus - Live
224
të infektuar
a
38
të shëruar
a
6
të vdekur
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC