Kosova Women 4 Women

Trainer profesional

	 	 

QËLLIMI

Kosova-Women 4 Women ka një mundësi për një Trainer profesional me përvojë për projektin "Përmirësimi i Mundësive për Vetëpunësim dhe Punësim në Viti", që ka për qëllim rritjen e mundësive për punësimin e të rinjëve dhe grave në këtë komunë. Projekti realizohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.

Kandidatët që i plotësojnë kushtet minimale duhet ta dërgojnë CV-në dhe ofertën me shumë për ditë pune në adresën: Human.resources@k-w4w.org. Dokumentet e kërkuara pranohen deri me 8 mars 2020. Aplikimet që pranohen pa informacione dhe dokumente të kërkuara, nuk do të merren në shqyrtim.

KORNIZA KOHORE DHE PËRGJEGJËSITË

Trajneri do të jetë i angazhuar dy ditë për përgatitjen e kurrikulës dhe përgatitjen e raportit, si dhe 20 ditë trajnimi për 5 grupe me nga 20 pjesëmarrës (organizuar në 4 ditë trajnimi për secilin grup). Trajnimet do të mbahen në Komunën e Vitisë përgjatë muajve Mars, Prill dhe Maj 2020.

Trajnimi duhet të të përmbaj temat e poshtëshënuara, por duke mos u kufizuar vetëm në to:

  • Aplikimi për punë (përfshirë përgatitjen e CV-së, paraqitjen në intervistë, etj.);
  • Kërkimi i punës;
  • Etika e punës;
  • Shkathtësi komunikuese dhe ndërpersonale;
  • Shkathtësi për zgjidhjen e problemeve;
  • Profesionalizmi, përgjegjësia dhe puna ekipore;

NJOHURITË, AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA

  • Të paktën niveli Bachelor (BA) në fushat e arsimit, komunikimit, menaxhimit të biznesit ose fushave të ngjashme
  • Përvojë 3 vjeçare në një fushë të ngjashme dhe të paktën 3 referenca për trajnime Soft Skills
  • Përvojë në zhvillimin dhe ofrimin e trajnimeve

Prioritet do të kenë kandidatët nga komuna e Vitisë.

Kosova – Women 4 Women nuk bënë diskriminim në bazë të racës, ngjyrës, moshës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, origjinës kombëtare, statusit martesor, amësisë, aftësisë së kufizuar fizike ose mendore, pamjes personale, përgjegjësive familjare, përkatësisë politike ose statusit të aftësisë së kufizuar ose të veteranit apo ndonjë status tjetër.

 

Shikime 2587
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Viti
Koronavirus - Live
224
të infektuar
a
38
të shëruar
a
6
të vdekur
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC