Devolli Logistic System

Elektricist, Saldues

	 	 

Devolli Logistic System shpall konkurs pune për këto pozita :

Si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Devolli Logistic System fton kandidatë të aplikojnë për vendin e punës si:

  • ELEKTRICIST ( 1 vend pune )
  • SALDUES ( 1 vend pune )

ELEKTRICIST:

Vendi i punës: Prishtinë
Detyrat  kryesore:

  • Benë rregullimin e instalimeve  të  rrymës  elektrike  mirëmbajtjen e  rrjetit elektrik momentalë.
  • Aktivizimin e  Agregateve  mirëmbajtjen  e  tyre;
  • Eviton defektet  i  cili  vjen  nga ngarkesat e  mëdha të  shfrytëzimit  të  rrjetit  elektrik;
  • Ndërron pajisjet elektrike që nuk funksionojn dhe i zëvendëson  me pajisje  të  reje  elektrike;
  • Ndërrimin siguresave,ndërrimin e prizave  ndërrimin e ndërprerësve rregullimin e disa  pajisjeve  qe  janë  te  prishura   ne  Kuzhinë, Lavanteri si  dhe mirëmbajtjen  e  ndriçimit etj;
  • Kryen në mënyrë  aktive regjistrimin e  të  gjitha  mjeteve dhe furnizimeve;
  • Kryen edhe pune tjera te kërkuara nga udhëheqësi i njësisë.

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Shkollimi i mesëm, drejtimi Elektricist;
  • Së paku (2)  dy vite  përvojë;
  • Trajnime në lëmin përkatëse.

SALDUES:

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat kryesore:

  • Të ketë përvojë ne pune me metal ,si prerja, saldimi,brusitja etj.
  • Të njohë punën me CO2 dhë të jëtë saldues I përpiktë duke qenë se do të punojë interier (tavolina,rafta metali ,etj)
  • Të ketë aftësi të lexojë dhe të kuptojë vizatimet .
  • Të jetë kreativ dhe të ketë interes për punë artistike.
  • Të jetë i motivuar për punë,fleksibil dhe të ketë aftësi të punës nën stres
  • Të ketë aftësi e gatishmëri të punojë në grup si pjesë e ekipit

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në:  info@dls-ks.com.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 18 Shkurt 2020 deri me 28 Shkurt 2020.

Shikime 2695
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
Koronavirus - Live
94
të infektuar
a
1
të shëruar
a
1
të vdekur
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC