Pro Transport

Zyrtar për transport dhe logjistikë

	 	 

Shpallje për vende të lira të punës nga Pro Transport Shpk

Pozita “Zyrtar për transport dhe logjistikë

Fushëveprimi i pozitës:

Organizimi dhe zbatimi i shërbimit të transportit të mallërave nga pika e origjinës deri te pika finale e destinimit. Zyrtari për transport dhe logjistikë vepron sipas kërkesave të klientit dhe furnitorit prej pikës fillestare deri në përfundim të operacionit transportues duke vepruar gjatë ciklit të shërbimit si organizator, koordinator, monitorues dhe raportues.
Zyrtari për transport dhe logjistikë mbështet me informata vitale departamentin e shitjes dhe marketingut në lidhje me kostot, margjinat e fitimit, tregun dhe kërkesat e klientit. Zyrtari për transport dhe logjistikë merret me organizmin e të gjitha llojeve të transportit ndërkombëtar duke përfshirë: transportin rrugor tokësor, transportin detar, transportin hekurudhor dhe ajror.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Komunikon me klientët për porosi të ngarkesave të reja duke siguruar dhe përpunuar të gjitha të dhënat e nevojshme për organizimin e transportit të ngarkesës,
  • Sigurimin dhe grumbullimin e informatave nga klientët apo në emër të tyre ne lidhje me kërkesën specifike të shërbimit,
  • Analizimin dhe përpunimin e të dhënave të kërkesës së shërbimit dhe kërkimin/identifikimin e furnitorit më të përshtatshëm për shërbim,
  • Analizimin, vlerësimin dhe identifikimin e furnitorit përkatës në raport me kërkesën e shërbimit,
  • Përgatitjen dhe dërgimin e ofertës se shërbimit,
  • Negocim me klientin për kërkesë dhe kërkim konfirmimi për ofertë,
  • Angazhimin dhe alokimin e mjeteve për transport si dhe përzgjedhjen e furnitorit përkatës,
  • Monitorimin e implementimit të shërbimit dhe njoftimin e vazhdueshëm palëve në fazat e kërkuara,
  • Asistencë dhe pjesëmarrje në zgjedhjen e problemeve operative gjatë zhvillimit të operacionit,
  • Koordinimin me agjensionet doganore në arritjen e mallit dhe procedimin e letrave për doganë,
  • Pranimin e konfirmimit të arritjes së mallit nga klienti dhe përfundimin e operacionit,
  • Dërgimin e të dhënave departamentit të financave për faturim,
  • Grumbullimin e dokumenteve te operacioni dhe arkivimin e tyre,
  • Përgatit booking me agjensite detare(shipping line) të ndryshme për ngarkesat e miratuara tashme për tu transportuar për transportet detare,
  • Përgatitjen e Cargo manifestit dhe koordinimin me departamentin e financave,
  • Asistencë departamentit te shitjes dhe marketingut në lidhje me ofertat e dërguara, ofertat e pranuara, fitimi për njësi dhe problemet gjatë transportit,
  • Asistencë në emër të klientit te furnitori i mallit, agjentët tregtarë dhe përfaqësuesit doganorë dhe
  • Përgatitjen e raporteve javore, mujore dhe vjetore në lidhje me operacionet e zhvilluara,

Kriteret dhe kushtet për pranim:

  • Pervoje pune minimum 3 vjet, preferohen kandidatët që kanë përvoje pune në sektorin e njejtë apo në funksionin e shitjes,
  • Kualifikimi i lartë universitar ( bachelor ) është i obligueshëm,
  • Njohuri e gjuhës angleze (kandidatet që e njohin edhe gjuhen serbe do të kenë përparësi)
  • Njohuri e mirë e paketës Microsoft Office, MS Excel në veçanti, si dhe
  • Aftësi të shkathëta në komunikim me palë si dhe punën ekipore

Vetem kandidatët që i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të thirren në fazen e intervistës. CV duhet të dërgohen përmes email-it në adresën info@pro-ks.com, jo me vonë se 15.03.2020.

Shikime 638
Kategoria Transport
Skadon 26 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC