SOS Fshatrat e Fëmijëve

Asistent/e Financiar/e

	 	 

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë

Shpallje për vend të lirë pune

PËRMBLEDHJE

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në partneritet me HANDIKOS - Shoqata e Paraplegjikëve dhe Fëmijëve me Paralizë në Kosovë është duke implementuar projektin e financuar nga BE-ja që menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, me titull: “Avancimi i kapaciteteve për të drejtat e fëmijëve” sipas Marrëveshjes së Grantit Nr. 2019/414-172. Ky projekt do të fillojë më 1 mars 2020 dhe do të zgjasë 30 muaj.

Projekti synon të kontribuojë në forcimin, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në shërbimet sociale dhe OSHC-ve që ofrojnë shërbime për fëmijët

Objektivat kryesore të projektit janë: Rritja e aftësive dhe njohurive të QPS-ve dhe OSHC-ve për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve; Ofrimi i shërbimeve sociale për fëmijët në nevojë dhe familjet e tyre përmes ofrimit të shërbimeve psiko-sociale, këshillimit individual dhe grupor dhe shërbimeve të rehabilitimit; Promovimi dhe inicimi i qasjes multidisiplinare për të drejtat e fëmijëve dhe ngritja e kapaciteteve të qendrave të rehabilitimit me bazë në komunitet.

Për të arritur rezultatet e parashikuara në lidhje me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, është në kërkim të punësimit të një Asistenti Financiar me gjysmë orari

POZITA: Asistent/e Financiar/e

VENDI: PRISHTINA

KOHA E PUNËS: ORAR JO I PLOTË (20 orë në javë)

DATA E FILLIMIT: Mars 2020

KOHËZGJATJA E KONTRATËS: 30 muaj

Përmbledhje e përgjithshme për pozitën e punës:

  • Asistenti/ja Financiar/e do të jetë përgjegjës/e për punën e përditshme financiare dhe administrimin operativ të aktiviteteve të projektit, përfshirë monitorimin, vlerësimin dhe raportimin. Ajo/ai do të ofrojë mbështetje për stafin e projektit dhe do të jetë përgjegjës për çështjet e përgjithshme financiare të projektit duke zbatuar dhe respektuar marrëveshjen e grantit, në përputhje me politikat standarde të donatorit, organizatës dhe legjislacionin vendor. Ajo/ai siguron komunikim të mirë dhe koordinon funksionimin në mënyrën e duhur me partnerin dhe përfituesit duke u siguruar që fusha e projektit është e mirëfilltë dhe sigurohn raportimin brenda afateve kohore. Asistenti Financiar do të ketë përgjegjësinë e plotë financiare për të siguruar që projekti aspektin financiar do të realizohet në përputhje me Marrëveshjen e Grantit të projektit.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për veprimet e përditshme financiare dhe administrative për të mbështetur zbatimin efikas të Projektit si dhe për të siguruar mbështetje për stafin e projektit;
  • Përgjegjës për çështjet e përgjithshme financiare të projektit, zbatimin e shpenzimeve të projektit, kontrollin e buxhetit, raportet financiare, menaxhimin e parave të gatshme, sipas legjislacionit vendor, politikave të fondacionit SOS dhe udhëzimeve dhe marrëveshjes së donatorëve.
  • Kryen detyra administrative, mban korrespondencë, regjistrime, mirëmban dokumentacionin dhe arkivat
  • Përgjegjës për zbatimin dhe përcjelljen e shpenzimeve të projektit në përputhje me linjat buxhetore dhe në kohë.
  • Përgjegjës për monitorimin e shpenzimeve të partnerit duke siguruar që kostot janë të pranueshme dhe përputhen me kërkesën e donatorit, siç përshkruhet në marrëveshjen e Grantit të projektit.
  • Siguron që të gjitha raportet financiare nga partneri janë të sakta dhe të dorëzohen me kohë.
  • Monitoron dhe kontrollon shpenzimin e buxhetit të projektit dhe raporton tek Shefi i Kontabilitetit dhe Menaxher i Projektit për çështje të përgjithshme financiare të projektit dhe në rast të devijimeve;
  • Siguron që kostot janë të pranueshme për projektin dhe në përputhje me afatet kohore të buxhetit dhe kushtet e përcaktuara në marrëveshjen e grantit.
  • Përgatitja e kërkesave për transferimin e fondeve për donatorin;
  • Përgatitja e raporteve të rregullta financiare të projektit si për donator (në përputhje me kërkesat e donatorëve) ashtu edhe për Fshatrat e Fëmijëve SOS në Kosovës (në përputhje me standardet e brendshme organizative)
  • Përgatitja dhe ekzekutimi i pagesave për shpenzimet e projektit, përfshirë pagat e stafit të projektit, në përputhje me legjislacionin vendor dhe kërkesat e donatorëve.
  • Siguron menaxhimin efektiv të të gjitha burimeve në përgjegjësinë e tij/saj.
  • Siguron komunikim të mirë me departamentin financiar të organizatës dhe stafin e projektit;
  • Zbaton dhe respekton politikat standarde të organizatës dhe legjislacionin vendor.
  • Përgatit dhe përditëson çdo muaj planin e punës, raportet mujore, tremujore dhe vjetore, në bashkëpunim me partnerin, dhe siguron raportimin sipas afateve kohore;
  • Siguron që të dhënat zyrtare dhe dokumentet, si dhe dokumentet e projektit dhe zbatimi janë në përputhje dhe në harmoni me rregullat dhe udhëzimet e BE-së, legjislacionin e Kosovës dhe praktikat më të mira ndërkombëtare;
  • Merr pjesë në takimet e projektit dhe punëtori dhe aktivitete të tjera sipas kërkesës;
  • Merr pjesë dhe mbështetë në proceset e auditimit financiar;

Njohuritë dhe Përvoja:

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë (Financa, Kontabilitet, Administrim i Biznesit);
  • Të paktën 3 vjet përvojë pune në kontabilitet dhe mbajtjen e regjistrimeve financiare;
  • Përvojë e dokumentuar në zbatimin e projekteve me ndikim shoqëror, të bashkëfinancuar nga donatorë institucionalë, përvojë në punën në një OJQ/organizatë e shoqërisë civile, me projektet e financuara nga Be-ja do të konsiderohen si përparësi;
  • Vetë-iniciativë dhe në gjendje të japë rezultate me mbikëqyrje minimale;
  • Aftësi për komunikim të mirë, aftësi për të punuar në ekip dhe aftësi ndërpersonale;
  • Aftësi konceptuese dhe analitike
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me afate të shkurtra kohore
  • Njohuri të mira të ligjit vendor të kontabilitetit dhe rregulloreve tatimore, prokurimit, planifikimit, monitorimit dhe raportimit.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të punës me MS Office, në veçanti MS Excel
  • Shkathtësi të shkëlqyera ndërpersonale, integritet dhe shkallë e lartë e gjykimit dhe konfidencialitetit
  • Aftësi për të punuar në mjedise multikulturore
  • Aftësitë organizative
  • Posedimi i patentë shoferit, kategoria "B" konsiderohet përparësi;
  • Njohuri të mira në anglisht, me shkrim dhe në të folur;
  • Pro-aktiv dhe i vetë-motivuar për të mësuar dhe për të marrë kompetenca shtesë të nevojshme për punën

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë dhe dërgojnë aplikacionin ( i cili, mund të shkarkohet nga www.soskosova.org) CV, letër motivuese, kopjet e diplomës/ave, certifikatave

dhe referencave në adresën: HR.Recruitment@soskosova.org Ju lutemi që ta cekni në titull: “Asistent Financiar” Do të kontaktohen vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë. Certifikata e gjykatës që nuk jeni nën hetime do të kërkohet nëse e kaloni raundin e dytë të intervistës

Data e fundit për aplikim është: E Dielë, 23 shkurt, 2020, ora: 16:00.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është një organizatë joqeveritare për zhvillim social, e cila është aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve duke i mbështetur nevojat dhe shqetësimet e tyre që nga viti 1999. Ne ndërtojmë familje për fëmijë pa përkujdesje prindërore, ne u ndihmojmë atyre që ta formësojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre. Për të përmbushur këtë përgjegjësi, ne po kërkojmë kandidat të përkushtuar për pozitën e Asistentit/es Financiar/e.

Shikime 1378
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC