TEB Banka

Analist për Raportimin e të Dhënave për në Zyren Qendrore

	 	 

Mundësi Punësimi

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën: Analist për Raportimin e të Dhënave për në Zyren Qendrore.

Përgjegjësitë:

  • Gjenerimi dhe prezantimi i raporteve ditore / javore / mujore dhe vjetore tek Udhëheqësi i Divizioneve të Shitjeve të Biznesit dhe degëve
  • Monitorimi i trendit të shitjeve dhe ndër-shitjeve të produkteve / shërbimeve ekzistuese dhe të sapo-krijuara dhe raportimi i tyre siç duhet
  • Analizimi i të dhënave dhe nxjerrja e sugjerimeve prej tyre për palët e interesuara
  • Asistimi për menaxherët e njësisë dhe udhëheqësin e Divizionit të Bankimit të NVM-ve, Divizionit të Bankimit Komercial / Korporatave dhe Njësisë së Marketingut të
    Menaxhimit të Parave të Gatshme në identifikimin e ofertave të reja fitimprurëse të tregut, zhvillimin dhe zbatimin e produkteve të reja dhe përmirësimin e asortimentit ekzistues të produktit, duke kryer analizën e plotë të të dhënave për shkakun dhe efektin
  • Përgjegjës për hulumtimin e tregut dhe analizimin e zhvillimit në segmentet përkatëse.
  • Mbledhja dhe analizimi i të dhënave të ekonomisë së vendit, sektorit financiar, aktivitetet e sektorit si tregti, prodhim dhe shërbim. Lidhur me këto të japë rekomandime për përmirësime dhe / ose zhvillime të reja
  • Vlerësimi i proceseve dhe rrjedhave të punës lidhur me Degët / Zyrën Qendrore dhe / ose produktet dhe shërbimet
  • Përgjegjës për sugjerimin e ideve të reja lidhur me produktet / shërbimet bazuar në analizën e të dhënave për palët / departamentet përkatëse
  • Përshtatja e mjeteve (‘tools’) dhe programeve përllogaritëse (‘spreadsheet’) që mundësojnë trajtimin e nevojave specifike të raportimit të biznesit
  • Mbajtja e përgjegjësisë për saktësinë e raporteve të të dhënave dhe analizave të bëra
  • Dizajnimi dhe vendosja e një sistemi automatik të raportimit i cili do t'i drejtohet degëve dhe departamenteve
  • Dizajnimi i raporteve të profitabilitetit për produkte të ndryshme
  • Mirëmbajtja e raporteve të bazuara në produkte që do të përdoren për të matur zhvillimet për produkte dhe njësi specifike
  • Bashkëpunimi i ngushtë me menaxherët e departamenteve në krijimin dhe mirëmbajtjen e raporteve dhe analizave për klientë specifikë dhe grupe të synuara
  • Dizajnimi i sistemeve të monitorimit dhe vlerësimit për fushata të ndryshme të shitjeve

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në shkenca kompjuterike ose ekonomi
  • Përvojë bankare në raportim është e preferuar
  • Përvojë tjetër biznesi me sfond analitik është e preferuar

Mundësi Punësimi

  • Të kuptuarit e mjedisit të biznesit dhe trendeve dhe zhvillimeve specifike të tij
  • Të kuptuarit e produkteve dhe shërbimeve bankare
  • Njohuri në sistemin bazë bankar është e preferuar
  • Njohuri përkatëse në MS Office, në veçanti nivel i avancuar në Excel
  • Efikas në punë ekipore

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com

Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/ .

Afati i fundit për aplikim është 19.02.2020. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Shikime 2900
Kategoria Banka
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC