Appk

Përkujdesës/e profesional/e ndaj të moshuarve (Gjermani)

	 	 

APPK Header

Ftesë:                   FTESË PËR APLIKIM, Pro 109_022020 , Për infermier - niveli Bachelor

Programi:           PËRSHTATJA E KUALIFIKIMIT DHE PUNËSIMI në profesionin: Infermier i Licencuar “Përkujdeses/e Profesional/e”

APPK - Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë dhe Akademia Frankenwarte Würzburg nga Gjermania , vazhdojnë aktivitetet, tani me gjeneratën e dytë, për të bërë përzgjedhjen dhe përgatitjen e 20 kandidatëve të rinjë nga Kosova për vitin 2020/2021, për programin: “Përshtatja e Kualifikimit dhe Punësimi” në profesionin “Perkujdesës/e profesional/e ndaj të moshuarve” (Altenpflegefachkraft).

Rekrutimi (përzgjedhja) realizohet në atë formë ku kandidati i interesuar aplikon, fillimisht zhvillohen bisedat prezantuese në APPK, e më pastaj përmes APPK-së organizohet një Skype me punëdhënësin, për t’u vlerësuar se a ka përputhshmëri në mes të profilit të kandidatit dhe profilit të vendit të punës, prandaj:

Nëse Ju:

  • Keni të përfunduar studimet Bachelor në Infermieri;
  • Posedoni Licencë pune, apo jeni në përfundim të saj;
  • Posedoni njohuri të gjuhës Gjermane, apo jeni të gatshëm të mësoni atë.

Në fakt për kërkesën aktuale për 20 kandidatë, ka të bëjë si në vijim:

  • Tre kandidatë me nivelin B1 të përfunduar, Nëntë kandidatë me nivelin A1 të përfunduar, kurse për 8 Kandidatët tjerë, nuk kërkohet të kenë njohuri në ketë moment, por që duhet ta mësojnë.
  • Në planet e Juaja jetësore keni motivim dhe synim për t’u punësuar në Gjermani.

Ju ofrohet:

  • Mësimi i mëtejme i gjuhës Gjermane (aq sa ju mungon, deri në Nivelin B1), duke llogaritur që 50% i investimit Tuaj financiar për mësimin e gjuhës Gjermane, do të iu kthehet (rimbursohët) nga Punëdhënësi, në javën e parë të shkuarjes në Gjermani.
  • Tre muaj qëndrim në Gjermani, në hapësirat e Akademisë Frankenwarte, duke iu mundësuar plotësimin e mëtejmë të njohurive teorike, njohurive tjera shtesë (gjuhë profesionale dhe çështje tjera para integruese në profesion), qëndrim tërësisht pa pagesë (ushqim dhe fjetje), si dhe dy ditë punë praktike për të cilat edhe do të paguheni në lartësi prej 70% të punës se një ndihmës infermieri.
  • Më pastaj, 6 muajt tjerë, vazhdimi i Punës Praktike, si ndihmës Infermieri, me rrogë 100%, me vendbanim vetanake (me vetëfinancim), por të përkrahur nga Punëdhënësi në gjetjen e vendbanimit.
  • Pas nëntë Muajsh, nënshtrimi i provimit profesional për “Infermier i Diplomuar (Përkujdeses Profesional)”, sipas standardeve Gjermane si dhe garantimi i vendit të punës si Infermier i Licencuar (Përkujdeses Profesional).

Të Interesuarit për aplikim, ftohën ti dërgojnë aplikimet e veta duke përfshirë: Letrën Motivuese, CV-në, Kopjen e Diplomës, Kopjen e Licencës (nëse e keni marrë) si dhe ndonjë certifikatë të gjuhës Gjermane (nëse e posedoni, por jo domosdoshmërisht).

Të gjitha këto: Në adresën ardiana.shala@appk.org, me subjekt “Aplikimi, Pro 109-022020“, më së largu deri me datën 21.02.2020.

Ju mirëpresim, Stafi APPK

Shikime 3347
Kategoria Shëndetësi
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC