Korporata Rugove

Operator prodhimi dhe operator në energanë

	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë në fabrikën e djathit “Rugove” SH.P.K. në Drelaj (Rugovë), Pejë për këto pozita të hapura të punës:

OPERATOR PRODHIMI DHE OPERATOR NË ENERGANË.

1. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Operator prodhimi:

  • Ka përgjegjësi në operimin me: Cip-in e para prodhimit (kadave) së bashku me operatorin e pranimit;
  • Ka përgjegjësi për kualitetin dhe sigurinë e gjysmë produktit dhe produktit përfundimtar;
  • Bën bartjen e bureve, pastrimin dhe dezinfektimin e tyre sipas udhëzimeve;
  • Bën bartjen e bureve në dhomat e maturimit;
  • Së bashku me kryepunëtorin në prodhim bëjnë zënien e djathit, prerjen, përzierjen dhe zbrazjen e djathit nëpër kallëpe;
  • Bën palosjen e djathit nëpër bure;
  • Sipas nevojës dhe në bashkëpunim me kryepunëtorin bën prodhimin e produkteve të veçanta (kajmak, maze tradicionale, gjalpë, kaçkavall etj.);
  • Bashkë me ekipin e HACCP zbaton procedurat e HACCP;
  • Evidentimi i secilit operacion/veprim dhe dorëzimi i evidencave tek personi përgjegjës në bazë ditore;
  • Bashkëpunim i plotë me personelin tjetër të kompanisë;
  • Së bashku me operatoret e tjerë evidenton nevojat për material shpenzues për prodhim (kultura, kalcium, enzyme, qetka, zbardhues, detergjente, dezinfektant etj.;
  • Ndihmon në regjistrimin dhe verifikimin e sasisë së litrave të procesuara për të dy linjat;
  • Identifikon problemet e brendshme në prodhim, i transmeton tek personi përgjegjës dhe njëkohësisht propozon zgjidhje dhe asiston në riparim;
  • Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

2. Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Operator në energanë:

  • Është përgjegjës për operim dhe mirëmbajtje të pajisjeve dhe ambientit në departamentin e energanës (kaldaja me dru, kaldaja me naftë, kompresori i ajrit, ftohësi, sistemi i filtrimit të ujit, rezervuari i naftës dhe agregati) në baza të rregullta;
  • Evidenton dhe regjistron materialin shpenzues për departamentin e energanës (briket, dru, biomasë, kripë për fortësinë e ujit, filtër, llampa, naftë) dhe raporton në baza ditore për shpenzimin e tyre;
  • Përgatit materialet për shpenzim;
  • Sigurohet që të ketë mjaftueshëm avull në nivele të mjaftueshme për prodhim;
  • Mirëmban ambientin jashtë pjesës së prodhimit;
  • Evidenton, lajmëron defektet e mundshme si dhe eventualisht asiston ne riparim;
  • Është përgjegjës për porosi në kohë për materialet shpenzuese;
  • Bashkëpunon ngushtë me kryeoperatorin e prodhimit, operatorin e prodhimit, operatorin e CIP-pranim, menaxherët, zyrtaren e administratës, teknikun e mirëmbajtjes etj.;
  • Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

Kualifikimet dhe kërkesat për të dyja pozitat:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • Të jetë i gatshëm për pune ekipore;
  • E preferueshme të ketë së paku 1 vit përvojë pune profesionale;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Të jetë banor/e e regjionit të Pejës.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Çka ofron korporata Rugove:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Transport për punëtorët nga qyteti i Pejës për në fabrikë;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 2 mars 2020, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

Shikime 2925
Kategoria Të tjera
Skadon 6 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC