Bitex German Technology

Menaxher/e i/e shitjes

	 	 

KËRKOJMË MENAXHER/E TË SHITJES 

Përshkrimi i punës:

Menaxhimi i procesit të përgjithshëm të punës në Shitje.  Arritja e planeve të shitjes dhe objektivave të caktuara nga kompania. Menaxhon dhe motivon stafin e degës. Hulumtimi i tregut dhe gjetja e klientëve të ri. Promovon dhe shet produktet e kompanisë për biznese. Përfaqëson denjësisht kompaninë tek publiku. Përpilimi i raporteve në bazë të kërkesave të menaxhmentit. Bashkëpunon ngushtë me menaxhmentin e kompanisë, për të kuptuar dhe zbatuar të gjitha nevojat dhe objektivat e biznesit. Përpilon dhe menaxhon listën e stokut për të gjitha pasuritë e kompanisë. Menaxhimi i kontratave me marrëveshje dhe përcjellja e punës së shërbimeve teknike deri në finalizimin e bashkëpunimit me klientin. Kujdeset ndaj klientit ekzistues dhe angazhohet për rritjen e klientelës. Kryerja e çdo pune tjetër që i kërkohet nga menaxhmenti e që ka të bëjë me pozitën e tij/sajë.

Kërkesat e profilit :

Kandidatët duhet të kenë diplomë Universitare ose të ngjajshme., Të posedojë aftësi udhëheqëse, aftësi të mira komunikimi, shkrimi dhe të jetë analist i mire, të posedojë aftësi shumë të mira organizative, menaxhuese dhe raportuese, të jetë fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndërrimet eventuale në treg, të jetë energjik, të ketë iniciativë dhe kreativitet, të ketë aftësi të mira kompjuterike, të ketë njohuri të shkëlqyera në gjuhën Angleze dhe të posedojë patentë shofer.

Pagesa:  sipas marrëveshjes.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në:  info@bitex-ks.com,  për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutëm kontaktoni Administraten tone në numrin e telefonit +383 (0) 38 607 760.

Afati i konkurimit, deri me datën:  22.02.2020

Shikime 2156
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC