Buçaj

Asistente Administrative

	 	 

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:  

Asistente Administrative

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
  • Përgjegjëse për komunikim elektronik dhe informim për të gjithë;
  • Pranon telefonatat dhe drejton ato në mënyrë efikase;
  • Koordinon agjendën e takimeve të Drejtorit Menaxhues;
  • Koordinon takimet në mes punonjësve në Korporatë me palët e treta;
  • Aranzhon itinerarin e udhëtimeve dhe rezervimet e Menaxhmentit;
  • Shërben si urë lidhëse në mes personelit administrativ dhe atij jo-administrativ;
  • Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë të shkollës së mesme, preferohet shkollimi i lartë;
  • Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, njohja e gjuhëve të tjera është përparësi;
  • Përvojë pune në administratë;
  • Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizimi dhe komunikimi;
  • Aftësi për menaxhimin e punës nën presion;
  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MC Office,

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin e Korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni “Asistente Administrative”.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 07 Shkurt 2020 deri më 16 Shkurt 2020.

Shikime 4532
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC