Auto Mita

Menaxher/e i/e Garancioneve dhe Përgjegjës për Homoligim të veturave të reja

	 	 

Rreth Auto Mita

Auto Mita është importues dhe distributor me të drejta ekskluzive i Renault, Nissan, Dacia si dhe është përfaqësues zyrtar i vajit Petronas në Kosovë. Auto Mita në fillim punën e nisi në një hapësirë më të vogël me gjithsej dy punonjës, gjithmonë duke u munduar që të sjellë industrinë më të re të automobilave në Kosovë.

Auto Mita veçohet nga aftësia që për herë të parë të sjellë në tregun e Kosovës disa nga markat më të kërkuara dhe të shitura në mbarë botën. Përmes shitjes dhe servisimit të tyre, Auto Mita ka arritur të tejkalojë bindjen se veturat e mira nuk gjenden në tregun e Kosovës pos në vendet e zhvilluara të botës.

Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm të kompanisë tonë, ne jemi në kërkim për një:

Menaxher/e i/e Garancioneve dhe Përgjegjës për Homoligim të veturave të reja

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Të pranojë automjetet të cilat kanë ndonjë problem mekanik/elektrik; 
  • Të informojë klientin për gjendjen e automjetit si dhe për pjesët e tij;
  • Të përcaktojë afatet e riparimit në mirëkuptim me interesat e klientit dhe në bashkëpunim me menaxherin e servisit dhe me depoistin e pjesëve të këmbimit;
  • Të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin në sistemin e garancionit;
  • Të pranojë veturat e reja, përfundojë inspektimin sipas rregullores, dhe të përfundojë dokumentacionin e Homologimit në sistem.

Specifikat e punës:

  • E preferueshme të ketë Diplomë të Universitetit;
  • Duhet të jetë në gjendje të punojë nën presion;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • E preferueshme të ketë njohuri të gjuhës Serbo-Kroate;
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese;
  • Përparësi do të kenë personat të cilët kanë eksperiencë nga autoindustria / eksperiencë administrative;
  • Informatë Plotësuese: Personi do të ndjekë trajnimet e nevojshme, të organizuar nga kompania.

Të gjithë të interesuarit/at mund të aplikojnë përmes email adresës: hr@automita.com duke specifikuar titullin e pozitës në subject.

Afati i fundit për aplikim është data 16 Shkurt 2020.

Auto Mita Footer

Shikime 1397
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC