Korporata Rugove

Vozitës i Kategorisë C (2), Mirëmbajtës i oborrit

	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove, në Shkabaj, Prishtinë:

VOZITËS ME KATEGORI C (2)

DHE MIRËMBAJTËS I OBORRIT - SHTËPIAK (1)

  1. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE PËR POZITËN VOZITËS:
  • Është përgjegjës për transportin e mallrave në pikat të cilat i janë caktuar paraprakisht;
  • Është përgjegjës për mbajtjen e të dhënave mbi mallin e pranuar dhe mallin e dorëzuar;
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e produkteve në pikën e caktuar;
  • Është përgjegjës për mallrat e ngarkuara në automjetin të cilin e drejton;
  • Mirëmban dhe ruan produktet nga dëmtimet dhe vjedhjet gjatë kohës sa ato ndodhen në automjetin e tij;
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet kur i drejton ato;
  • Mirëmban dhe përdor mirë automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor;
  • Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT PËR KËTË POZITË:

  • Të këtë të kryer shkollën e mesme;
  • Të posedojë patentë shofer të kategorisë C;
  • Preferohet të ketë përvojë pune së paku 1 vjeçare në vozitje të automjeteve të kësaj kategorie;

II.PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE PËR POZITËN MIRËMBAJTËS I OBORRIT - SHTËPIAK:

  • Mirëmban hapësirat e gjelbërta;
  • Mirëmban hapësirat tjera të jashtme të objektit;
  • Pastron dhe heq mbeturinat në hapësirën e jashtme të objektit;
  • Si dhe punë të ngjashme që kanë të bëjnë me procesin e punës.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT PËR KËTË POZITË:

  • Diplomë e shkollës së mesme është e preferueshme, por jo e domosdoshme;
  • Përvoja e punës e ngjashme është e preferueshme, por jo e domosdoshme;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore dhe punë nën presion;

ÇKA PRESIM NGA KANDIDATËT:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 24 shkurt 2020, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

Shikime 3798
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Kastriot
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC