Art House

Agjent/e i/e thirrjeve dhe Asistent/e i/e zyrës

	 	 

MUNDËSI E PUNËSIMIT

 Ne jemi duke kërkuar një Përfaqësues të Qendrës së thirrjeve dhe Asistent të zyrës që do të jetë ndërlidhësi midis kompanisë sonë dhe klientëve të saj aktual dhe potencial. Kandidati i suksesshëm do të jetë në gjendje të pranojë pronësi për zgjidhjen efektive të çështjeve, ankesave dhe kërkesave të klientit; mbajtja e kënaqësisë së klientit në thelbin e çdo vendimi dhe sjelljeje.

Agjent/e e thirrjeve dhe Asistent/e e zyrës

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Kryen në mënyrë efektive pranimin e thirrjeve nga klientët për të zgjidhur të gjitha kërkesat, shqetësimet dhe ankesat e tyre, dhe iu ofron te gjitha informatat e nevojshme me kohë.
  • Kujdeset që klientët të marrin përgjigje në lidhje me pyetjet, kërkesat ose ankesat e tyre, duke siguruar informata të sakta, duke mbledh opinione ose bërë anketa.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
  • Të mbaj shënimet e të gjitha bisedave në bazën e të dhënave të qendrës tonë të thirrjeve në një mënyrë të kuptueshme.
  • Azhurnimi I dokumeteve, mirëmbajtja e dokumeteve dhe përpunimi I fjalëve.
  • Ndihmoni në organizimin dhe mirëmbajtjen e zonave të perbashkëta të zyrave.
  • Organizimi I udhëtimit duke rezervuar strehim, bileta dhe nevoja rezervimesh sipas kërkesës.
  • Mirëmbajtja e pajisjeve për zyra sipas nevojës.
  • Ndihma për pritjen e klientit sipas nevojës.
  • Krijimi, mirëmbajtja dhe futja e informacionit në bazat e të dhënave.
  • Kryen detyra shtesë kur kërkohet, përfshirë hartimin e broshurave dhe oranizimin e sistemit të dosjeve

Kualifikimet

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike; I fokusuar në klientë; Njohuri të shkëlqyeshme të platformave dhe softuerëve që përdoren.
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me klientët në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
  • Aftësi për të pranuar me numër të madh të klientëve për çdo ditë.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të dëgjuar.
  • Shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
  • Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikimin me klientë.
  • Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
  • Përvojë në punët me klientë

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: info@arthousepr.com dhe tek rubrika “subject” të ceket EMRI MBIEMRI DHE POZITA E KANDIDATIT E SAKTE PER TE CILEN APLIKONI.

Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 12.03.2020.
Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.

Shikime 5310
Kategoria Administratë
Skadon 13 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC