POZITA:                 Depoist

REFERENCA:         MC-007-20

QYTETI:                  Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Veglave të Punës, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Depoist, i cili do të jetë përgjegjës për mallin në depo.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë pranimin e porosive, të përgatis daljen e mallit nga depo dhe të organizojë liferimin e mallit.
  • Të bëjë ngarkimin/shkarkimin e mallrave nga automjeti transportues edhe regjistrimin e tyre në depo.
  • Të bëjë pranimin e mallit të importuar, të kontrollojë sasinë dhe gjendjen fizike të mallit mos është dëmtuar gjatë transporti.
  • Të bëjë dërgesa të mallit tek klientët e kompanisë sipas nevojës.
  • Të bëjë regjistrimin e mallrave në stok sipas kërkesës së kompanisë.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t’i ketë të përfunduara studimet bachelor.
  • Minimum 1 vit përvojë pune si deposit apo punë të ngjashme.
  • Aftësi të mira komunikimi me kolege dhe klientë.
  • Aftësi të mira organizative për të punuar i pavarur dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office, Word & Excel.
  • Patentë shoferi valide.

OFERTA:

  • Paga fillestare prej 350 Euro Neto.
  • Orari i punës prej 08:00 deri më 16:30, nga e hëna deri të premten.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal dhe profesional.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 16.02.2020. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Shikime 1205
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC