Rrjeti i Grave të Kosovës

Asistent/e i/e Projektit

	 	 

Asistent/e i/e Projektit

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të hapur për Asistent/e të Projektit. Kjo pozitë është me orar të plotë. Kontrata do të fillojë në mars 2020.

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në gjuhën shqipe ose anglezejobs@womensnetwork.org me titull: “Asistent/e i/e Projektit”, deri me 18 shkurt 2020. Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët/et e suksesshëm/me duhet të posedojnë:

  • Përkushtim për të avancuar më tej barazinë gjinore në Kosovë, rajon dhe më gjerë;
  • Përvojë në punë me projekte, preferohet njohuri në shkrimin e projekteve dhe avokim;
  • Preferohet përvojë në monitorim dhe vlerësim që do të kontribojnë në ngritjen e kapaciteteve të organizatave anëtare të RrGK;
  • Preferohet njohuri në menaxhim të financave dhe/ose në kontabilitet;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur në shqip dhe anglisht; preferohet edhe në serbisht;
  • Vëmendje të shkëlqyeshme për detaje;
  • Shkathtësi të organizimit;
  • Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunojë mirë me ekipin dhe organizatat e tjera anëtare te RrGK;
  • Ndershmëri, durim dhe aftësi për tu adaptuar lehtë.

Përgjegjësitë kryesore janë:

  • Të asistoj në përkrahjen e organizatave anëtare të RrGK-së në ngritjen e kapaciteteve të tyre përmes mentorimit për organizimin e brendshëm të organizatës, në avokim, të drejta të njeriut, marrëdhënie me publikun etj;
  • Të asistoj në procesin e dhënies së granteve nga Fondi i Grave të Kosovës, që nga procesi i aplikimit, gjatë zbatmit të projekteve dhe përmbylljes së projektit me të gjitha dokumentet e nevojshme përfshirë pjesën financiare;
  • Të asistoj në mirëmbajtjen e databazës së monitorimit dhe vlerësimit të Rrjetit dhe të organizatave anëtare;
  • Të kryej punë logjistike si organizimi i takimeve të ndryshme, shkrimi i storieve, bërja e fotografive, mbajtja e shënimeve si dhe detyra të tjera që do të caktohen.

Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Thirrjet telefonike nuk rekomandohen, dhe thirrjet tek stafi i RrGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.

Shikime 1711
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC