NewCo Ferronikeli Complex

Specialist në Depo

	 	 

NJOFTIM PUNE

Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitetet për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapsirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C është pjesë e Balfin Group dhe operon në sektorin e Industrisë së Minierave.

Pozicioni: Specialist në Depo

Departamenti: Depo Qëndrore

Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Koordinon dhe drejton çdo proces që lidhet me punën në Depo në baza ditore
  • Sigurohet që dërgesat në depo janë pranuar, inspektuar, dokumentuar dhe ruajtur sipas rregullores së kompanisë
  • Bënë vëzhgimin e ambientit për t’u siguruar që produktet mund të dorëzohen dhe vendosen në vendet përkatëse
  • Bënë verifikimin e materialeve nëse janë në përputhje me dokumentet e prezentuara, duke vërejtur dhe raportuar mospërputhje dhe dëme të dukshme
  • Organizon numërimin e stokut dhe ofron siguri lidhur me cilësinë e materialeve në depo
  • Rregullisht komunikon me menaxhmentin më të lartë për të dhënat që posedon në stok
  • Është përgjegjës për ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve cilësore me klientët dhe punonjësit
  • Mbanë shënime të sakta dhe përgatit raporte
  • Do të kryejë detyra të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë Universitare
  • Përvojë pune së paku 3 vite në pozicione të ngjashme
  • Duhet të zotërojë shkathtësi të larta për të mësuar, kuptuar dhe ekzekutuar një gamë të gjerë të proceseve, procedurave, njohurive dhe funksioneve të lidhura me punën
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike (MS Office)
  • Shkathësi të mira komunikuese dhe organizative
  • Duhet te ketë njohuri të mira të Gjuhës Angleze (obligative)

Kushte e punës:

NewCo Ferronikeli Complex L.L.C ofron paketë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 20/02/2020, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Specialist në Depo”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 364
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC